Vetëm dy ditë pas mesazheve të ashpra të zyrtarit të lartë të partisë së Merkelit, deputetit Gunther Krichbaum, media e majta publikuan disa foto nudo të Angela Merkel, kur ajo ishte në rininë e saj në një kamping.
Publikimi i fotove nudo është bërë muaj më parë nga media perëndimore dhe u ribotuan pothuajse në të gjitha mediat online në Shqipëri.
Duket se publikimi i tyre është një tjetër mesazh inati i Kryeministrit Rama edhe pse të hënën pasdite ka një takim me kancelaren në Berlin.
Zyrtarë të lartë të PS dhe qeverisë kanë bërë përpjekje të relativizojnë efektin e deklaratave të Krichbaum në Tiranë duke i konsideruar ato personale.
Por fill pas deklaratave të deputetit gjerman kishte një tjetër deklaratë nga deputeti austriak, shumë i afërt me ministrin e jashtëm austriak i cili i kërkoi qeverisë, Kryeministrit Rama të dilte nga “biznesi” i drogës.












