Udhëheqësit e Kubës shpallën sot nëntë ditë zi kombëtare me rastin vdekjes së kreut të revolucionit kuban, Fidel Kastro, disa orë pas vdekjes në moshën 90-vjeçare.
Këshilli i Shtetit dekretoi me anë të një deklarate të shkurtër “nëntë ditë zi kombëtare”, që fillon sot deri të dielën më 4 dhjetor.
”Do të pezullohen gjithashtu të gjitha aktivitetet dhe spektaklet publike”, saktësoi organi më i lartë i ekzekutivit kuban.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 4 dhjetor në qytetin e Santiagos.












