Vjeshta e vonë merr fund pas dy ditësh kur i ftohtë i stepave të Siberisë do të zbresë në të gjithë Ballkanin dhe Mesdheun, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Temperaturat do të shkojnë deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 në ato të ulëta.
“Fundjava do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët e lokale. Gjatë natës së diel si edhe mëngjesi i së hënës do të ketë reshje dëbore në verilindje dhe juglindje të vendit, në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshjet do të jenë në sasi të pakta deri në 10 apo 15 cm. Parashikohet që nga dita e marte dhe në vijim të mbërrije i ftohti siberian duke bërë që temperaturat të jenë të ulëta në zonat malore deri në -8 gradë C, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta nga 0 deri në -2 gradë C”, transmetoi tvklan.
Sipas sinoptikanëve dita e mërkurë dhe enjte do të jenë edhe ditët më të ftohta ndërsa nuk do të ketë reshje, por do të jetë e ftohtë.
Ndërkaq lidhur me fundjavën gjatë nates se diele si edhe mengjesi i se henes do te kete reshje debore ne verilindje dhe juglindje te vendit ne lartesine 700 metra mbi nivelin e detit. Reshjet do te jene ne sasi te pakta deri ne 10 apo 15 cm.












