Një i burgosur për vrasje në Fushë krujë u zbulua ndërkohë që po kërcënonte për akte të tjera terroriste.
Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, parashikuar nga neni 232/b i Kodit Penal.
Ky shtetas është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste.












