I riun i vrarë sonte në Elbasan quhet Gazment Sllami dhe u ekzekutua me cifte pak metra larg shtëpisë së tij.
Policia ka shoqëruar në polici rreth 15 persona dhe po heton pistat e mundshme të vrasjes së të riut.
Sipas dëshmive të para Gazmenti ka dalë nga shtëpia rreth orës 2 të drekës pa thënë se ku po shkonte. Teksa rreth orës 4, familjarët kanë dëgjuar një të shtënë që nuk dihet ende a ka qenë pistoletë apo kallashnikov, 200 metra larg shtëpisë.
Ata kanë dalë menjëherë të tmerruar pa ditur se para syve do kishin trupin e pajetë të djalit të tyre.












