Një 19-vjeçar u vra pasditen e kësaj të shtune në fshatin Guri i Zi të Elbasanit. I riu, Gazment Sllami, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në një kodër të fshatit.
Familjarët e tij, kanë çuar me urgjencë për në spital, por për të s’kishte asnjë shpresë, pasi kishte ndërruar jetë!
Forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, pasi ende nuk dihet se sa persona mund të kenë qenë të përfshirë në vrasje.
Ngjarja
Gazment Sllami, 19-vjeçar, u vra pasditen e kësaj të shtunë në fshatin Guri i Zi të Elbasanit. I riu për pak ditë mbushte 19 vjeç ka humbur jetën në rrethana ende misterioze për familjen dhe tij dhe policinë.
Burimet nga vendi i ngjarjes bënë me dije se viktima është qëlluar me armë zjarri në një kodrinë të zonë në fshatin Gur i Zi dhe nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.
Sipas bluve, ai është dërguar në spital i vdekur.
Ai kishte dalë nga banesa rreth orës 2 të drekës pa thënë se ku po shkonte. Teksa rreth orës 4, familjarët kanë dëgjuar një të shtënë rreth 200 metra larg shtëpisë.
Ata kanë dalë menjëherë pa ditur se para syve do kishin trupin e pajetë të djalit të tyre. Në një kodrinë pranë banesës ata gjetën të vdekur Gazmentin të cilin e kanë çuar menjëherë në spital.
Dyshimet
Disa orë nga ngjarja, ende nuk dihet ende se kush mund të jetë shkaku apo autorët e mundshëm.
Dyshohet paraprakisht se autorët mund të jenë miq apo të njohur të viktimës.
Deri tani janë marrë në pyetje, shokë, të afërm e familjarë
Mësohet se i riu, sipas deklarimit që kanë dhënë në komisariat familjarët, ka dalë pasi ka marrë një telefonatë.
Grupi hetimor po punon dhe forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të mundshëm.












