Për herë të parë gjuha shqipe flitet në Parlamentin e Malit të Zi në një formulë protokollare.
Nënkryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Malazez Genci Nimanbegu, betimin e ka bërë në shqip dhe kjo është pranuar edhe nga partia në pushtet.
Nimanbegu, deputet i Koalicionit “Shqiptarët te Vendosur” është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, si post politik i marrëveshjes me Partinë Demokratike të Socialisteve.
Kandidimi i Nimanbegut si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, është votuar me 42 vota pro, aq sa ishin deputetë të pranishëm në sallë.












