• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti takim me botues, shkrimtarë dhe përkthyes: Jeni kolona më e rëndësishme kulturore që frymëzon mbarë shoqërinë tonë me vlera!

admin by admin
25 November, 2016
in Politika
0
Presidenti takim me botues, shkrimtarë dhe përkthyes: Jeni kolona më e rëndësishme kulturore që frymëzon mbarë shoqërinë tonë me vlera!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani mikpriti sot në Institucionin e Presidentit shkrimtarë dhe botues, përkthyes, studiues e akademikë të librit në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora si dhe nga trevat shqiptare e vende të ndryshme të botës kudo ku jetojnë e punojnë, pjesëmarrës në Panairin e Librit 2016.


Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti Nishani u shprehu të ftuarve kënaqësinë për këtë takim duke vlerësuar punën e të pranishmëve si dhe të kolegëve të tyre, nismat dhe frytet e mendjes, penës dhe kapaciteteve intelektuale të tyre, veçanërisht për edukimin e brezit të ri dhe afrimit me leximin dhe nxënien, si një investim i madh për ruajtjen dhe pasurimin e fondit të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar duke u kërkuar që ta promovojmë më tej këtë kontribut të vyer.



“Botimet e çdo zhanri në përgjithësi, por libri i mirëfilltë letrar në veçanti janë investimi i madh për të mbajtur gjallë e pasuruar edhe më shumë njërën prej pasurive më të mëdha që kemi, atë që ka përcaktuar identitetin tonë si komb, atë që është shenja jonë dalluese në familjen e madhe të kombeve: gjuhën tonë të lashtë e amtare, gjuhën shqipe, ndër më të lashtat e më vitalet e njerëzimit. Njëri prej poetëve tanë më të vyer, At Gjergj Fishta, pati shkruar dikur postulatin e famshëm ‘Mallkuar qoftë ai bir shqiptar që në gjuhë të huaj flet pa qenë nevoja!’ Në ditët e sotme, kur bota globale nganjëherë sikur na merr përpara me ritmin e saj frenetik, duke na bërë që të mos kujdesemi edhe aq shumë për visarin tonë më të çmuar kombëtar – gjuhën shqipe, – vërej me shqetësim se gjuha që përdorim çdo ditë, gjuha që flasim e lexojmë e shkruajmë çdo ditë, gjuha që dëgjojmë përnatë në debate e diskutime, ka pësuar përçudnime dhe huazime të panevojshme”, tha në vijim të fjalës së tij Presidenti Nishani duke i përgëzuar botuesit në emër të së sotmes dhe së ardhmes për faktin se veprat e tyre nuk janë prekur nga ky fenomen negativ i huazimeve të panevojshme.



“Bota e letrave shqipe është ajo pjesë e qenësishme e atyre fijeve të fuqishme që mbajnë të lidhur e të bashkuar kombin tonë, kulturën tonë, që ushqejnë fuqimisht dhe vazhdimisht konstelacionin shpirtëror të popullit shqiptar. Ky takim i thjeshtë e miqësor, por besoj shumë kuptimplotë me ju, përfaqësuesit e kulturës dhe letrave shqipe, është pikësëpari një moment falënderimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë, në emër të të cilëve kam përgjegjësinë dhe privilegjin t’jua adresoj”, theksoi Kreu i Shtetit.


Më pas, në mesazhin e Tij të falënderimit, Presidenti i përgëzoi të pranishmit dhe kolegët e tyre se pavarësisht vështirësive të panumërta financiare dhe infrastrukturore, vijojnë të investojnë në këtë treg fatkeqësisht ende të pasigurt, duke treguar fisnikëri dhe duke i bërë një shërbim të vyer shoqërisë. Mesazhi vijoi me falënderimin kushtuar organizatorëve të Panaireve të përvitshme të Librit, të cilët kontribuojnë në edukimin e brezave me kulturën e të lexuarit, si dhe një falënderim i veçantë iu dedikua shkrimtarëve dhe botuesve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë, për shërbimin dhe sakrificën e tyre emblematike ndaj ruajtjes së identitetit tonë kulturor në vendet ku ata jetojnë.



“Sot është një moment i vështirë për shoqërinë. Jetojmë në një kohë ku hierarkia e vlerave është vazhdimisht e kërcënuar, ku forma shpeshherë fiton gjithnjë e më shumë terren ndaj përmbajtjes, në një kohë kur varfërie tenton të mbështjellë në rrjetën e vet një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, duke prekur sidomos më të rinjtë. Por ky vend dhe ky komb nuk mund të jenë pa shpresë dhe ju jeni një nga kolonat më të rëndësishme që ia keni dalë mbanë të depërtoni në thellësi të shpirtit, të rrisni shpresën dhe besimin shumë më tepër se çdo aktor tjetër i shoqërisë sonë moderne.




Unë jam i bindur që investimi në kulturë dhe dije është arma kryesore për zgjidhjen e këtyre problematikave dhe shteti shqiptar duhet ta mbështesë e ta udhëheqë këtë proces duke u mbështetur në historitë tuaja të suksesit dhe të ruajtjes e promovimit të vlerave njerëzore dhe kulturore që përfaqësoni me dinjitet. Në këtë kontekst, ndihem i lumtur që sonte kemi mundësinë të njohim më nga afër njëri-tjetrin, të bisedojmë për gjendjen dhe problemet e botimeve në gjuhën shqipe, të shkëmbejmë mendime çfarë duhet të bëjmë e mund të bëjmë për të rritur në cilësi dhe në sasi gjithashtu gamën e botimeve, si mund t’i përballojmë më mirë sfidat e librit dhe dijes në kushtet e zhvillimeve të reja teknologjike dhe të përhapjes masive të internetit që ka transformuar thellë botën e komunikimit dhe aksesit të njerëzve në burimet e panumërta të informacionit, letërsisë, shkencës, arteve e tjerë.




Shpirti dhe identiteti i kombit shqiptar është formuar dhe ka mbijetuar në shtjellën mijëvjeçare. Në gjithë këtë shtjellë besoj se nuk do gaboja po të pohoj se procesi ynë i demokratizimit dhe integrimit në familjen evropiane është njëkohësisht një proces i rizgjimit dhe konsolidimit të identitetit tonë kombëtar si një popull evropian, dhe kjo pa diskutim është edhe meritë e njerëzve të letrave shqipe, është merita juaj. Është vërtet shumë e bukur e inkurajuese që konstatojmë këtë përkujdesje dhe shohim të përfshihen me kaq pasion e përkushtim të madh shkrimtarët, studiuesit, përkthyesit, botuesit që me rolin e tyre bëjnë lidhjen e veprave me lexuesin, me qytetarët”, nënvizoi më tej në fjalën e Tij Kreu i Shtetit shqiptar.

Në mbyllje, Presidenti Nishani u shprehu të pranishmëve ndjesë për mungesën e vëmendjes dhe vlerësimit të duhur shtetëror ndaj vlerave të tyre nga ana e institucioneve përkatëse, duke e konsideruar si një anomali mungesën e politikave në këtë drejtim:

“Ne s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.” thoshte dikur Shën Tereza jonë. Ju keni qenë në gjendje të bëni vepra të mëdha dhe patjetër me dashuri të madhe, sepse keni ditur nëpërmjet një rrugëtimi të gjatë, të prezantoni vlerat tuaja individuale dhe intelektuale dhe keni ruajtur të praprekur fondin tonë të vyer të kulturës”.

Presidenti Nishani duke ju drejtuar të pranishmëve, por jo vetëm atyre, u bëri apel që të udhëheqin proceset civilizuese, kultivuese dhe emancipuese të shoqërisë sonë.

“Dëshiroj që ju ta vazhdoni rrugëtimin e gjatë me më tepër prodhimtari, më me dinamizëm, me artikulim në përballjen e sfidave, për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur qytetarët shqiptarë, shoqërinë tonë, kulturën dhe maturimin e mbarë kombit shqiptar. Beteja mes optimizmit dhe pesimizmit ka nevojë për frymëzim, dhe ju siguroj se ju do të keni keni në krah gjithë shoqërinë e emancipuar, të etur për të pasuruar dijet, në mënyrë që vlerat tuaja t’i ndani me të gjithë shoqërinë shqiptare!”, vuri në dukje Kreu i Shtetit.

Previous Post

FOTO/ Shqiptari dhe italiania drogojnë 74-vjeçarin, i zhvatin “pinin” dhe i zbrazin llogarinë bankare

Next Post

FOTO & VIDEO/ S’do ta besoni se sa shpenzojnë të rinjtë në lokalet e natës në Tiranë

admin

admin

Next Post
FOTO & VIDEO/ S’do ta besoni se sa shpenzojnë të rinjtë në lokalet e natës në Tiranë

FOTO & VIDEO/ S’do ta besoni se sa shpenzojnë të rinjtë në lokalet e natës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.