Makinat luksoze janë tmerri i qytetarëve në qytete të mëdha por gjithashtu edhe në rrugë nacionale.
Një pjesë e mirë e aksidenteve dhe përplasjeve vijnë prej tyre.
Edhe sot një makinë luksozë mori zvarrë një kalimtar më Fushë Krujë.
Në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:00,në aksin rrugor Fushë –Krujë- Krujë shtetasi Lulëzim Kane 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip BMW X5 me targa AA 090 GU, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor Q.P. 54 vjeç, banues në Dibër.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.












