Forcat speciale austriake kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kroneuburg, në veri të Vjenës një shqiptar të shumëkërkuar.
Blenard Fejzullai, 40 vjeç nga Shqipëria, është personi i arrestuar, si i dënuar me 12 vjet burg në Itali.
Ai ishte dënuar në vitin 2006 nga Gjykata e Milanos, e prej 10 vitesh ishte në arrati, e sipas policisë italiane ai në shumicën e kohës ka jetuar në Shqipëri, në Fier si dhe duke vizituar Europën Qendrore e Italinë, por duke u maskuar.
Sipas policisë italiane, mësohet se për mbi10 vjet Fejzullai ka jetuar në luks, me të ardhura nga trafiku i heroinës.












