Një sasi eksplozivi ka shpërthyer sonte në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e një polici që shërben në Rinas.
Rreth orës 02:25, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, në Fushë-Prezë, është dëgjuar një shpërthim.
Mënjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë eksplozive.
Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka patur vetëm dëme të lehta materiale.
Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes, po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre.












