Pas deklarates se kryetarit te komisionit per Europen te Bundestagut gjerman, Krichbaum per kerkesen e prere te grupit parlamentar CDU/CSU per plotesimin e 7-te kushteve per hapjen e negociatave me Shqiperine, kryetari i grupit te miqesise Austri -Shqiperi ne parlamentin austriak, Hammer deklaroi dje se hapja e negociatave me Shqiperine do të bëhet pasi të jeni plotësuar disa kushte.
Ish-kryeministri Berisha ka postuar citime nga fjala e tij.
Hammer deklaroi se shqetësim kryesor mbetet çështja e kanabisit dhe: “Veçanërisht problemi i kultivimit dhe trafikut të drogës duhet të zgjidhet nga qeveria Rama dhe autoritetet përkatëse në mënyrë urgjente. Qeveria duhet të refuzojë qartësisht të tilla praktika, në mënyrë që të ndryshojë imazhi ndërkombëtar për vendin. Ky problem është një pengesë shumë e rëndësishme për fillimin e negociatave. Këtu qeveria Rama duhet të ndërmarrë hapa për të zgjidhur çështjen. BE duhet të monitorojë nga afër këtë zhvillim”.











