• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Çdo i ri me ide për një biznes të aplikojë për mbështetje financiare”

admin by admin
25 November, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
“Çdo i ri me ide për një biznes të aplikojë për mbështetje financiare”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, 22 gra kanë mundur që sot të kenë bizneset e tyre në kryeqytet, duke punësuar veten, por edhe duke krijuar mundësi për t’u punësuar me dhjetëra të tjerë. Është finalizuar kështu me sukses Fondi për Gratë Sipërmarrëse, si një nismë e Aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, për të cilin për herë të parë Bashkia Tiranë miratoi një fond 6 milion lek për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeç.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një prej këtyre bizneseve, e cila ofron guidë turistike për vizitorët e qytetit, duke promovuar pikat më të mira turistike. Ndërsa, falenderoi sipërmarrëset e këtij biznesi që aplikuan për t’u bërë pjesë e këtij fondi, kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia do të vijojë të mbështesë politikat që sjellin, jo vetëm hapjen e bizneseve nga grupe vulnerabël, por edhe që krijojnë punësim në Tiranë.

“Kemi dhënë 22 grante për 22 kompani që drejtohen nga zonja dhe zonjusha. Besojmë se në këtë qytet është e rëndësishme që bashkia të zgjedhë aleatët e vetë dhe aleatë të bashkisë janë ata njerëz që punojnë dhe që i hapin punë vetes në kuptimin më të mirë të fjalës”, tha Veliaj.

Në vijim të nxitjes së hapjes së bizneseve të reja, por edhe të rritjes së punësimit, kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se shumë shpejt do të shpërndahet një fond i ngjashëm edhe për të gjitha bizneset që hapen nga të rinjtë deri në moshën 35 vjeç.

Ndaj, ai ka ftuar të gjithë studentët apo ata djem dhe vajza që kanë një ide për të hapur një aktivitet që sjell punësim të aplikojnë për të qenë përfitues e këtij fondi të ri.

“Do të vazhdojmë jo vetëm në 22 kompanitë e para, por edhe me mbështetjen e të rinjve. Do të hapim edhe një garë tjetër, e cila deri në fund të muajit pret konkurrente, biznese që kanë filluar nga të rinjtë, pra start-up-et, dhe besoj se duke vendosur bashkinë në krah të njerëzve të punës, shtojmë fuqinë që këto kompani shpenzojnë dhe aktivitete që gjenerojnë për qytetin tonë”, tha kryetari i bashkisë.

Ndërkohë, për të promovuar mundësitë që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës, Veliaj u shpreh se Tirana, duke filluar nga janari, do të ketë një person përgjegjës, që do të quhet Kryebashkiaku i Natës.

“Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh. Promovon ekonominë, e cila njihet si ekonomia e turnit të tretë, për t’u siguruar që jo vetëm qyteti jeton 24 orë, por për t’u siguruar gjithashtu për sa më shumë punësime e sa më shumë maksimizojmë orët e ditës dhe hapësirat e qytetit për ekonominë e njerëzve tanë dhe të rinjve që jetojnë në Tiranë”, tha Veliaj.

Fondi për Gratë Sipërmarrëse është një nismë e Aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, ku për herë të parë Bashkia e Tiranës miratoi një fond prej 6 milion lekë për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeçe. Nga ky fond u mbështetën 22 gra në krijimin e bizneseve në fushat e tregtisë, prodhim veshjesh dhe sendesh popullore, teknologji informacioni e shërbime të ndryshme. Këto biznese ishin Start-Up, por edhe biznese ekzistuese, të cilat kërkonin një ndihmë nga Bashkia e Tiranës, e cila deri sot nuk i kishte pasur në politikat e tyre mbështetëse.abcnews

Previous Post

PD, aksion i ri: Regjistër me lista me të papunët, të pastrehët e të varfërit

Next Post

Kanabis edhe për minjte në Vlorë

admin

admin

Next Post
Kanabis edhe për minjte në Vlorë

Kanabis edhe për minjte në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.