Princesha Elia Zaharia ka vizituar Bunkart 2 ku janë ekspozuar pjesë të persekutimit komunist ndaj mijëra qytetarëve shqiptarë në kohën e diktaturës.
E shoqëruar edhe nga Princi Leka ajo ka komentuar tmerrin që ka përjetuar vet përgjatë vizitës.
“E liga ngjizet aty ku fillon te mendosh se je me i mire se te tjeret”-Nene Tereza. Bunkart na pret i hidhur helm, per tu ballafaquar me dhunen dhe terrorin qe eshte ushtruar nga “shqiptaret” kunder shqiptareve, nga nje tufe sadistesh psikopate…Shkoni dhe degjoni rrefimin e Klara Merlikes, pastaj lutuni per shpirtrat e viktimave, se sa per shpirtrat e persekutoreve, ata mbeten perjetesisht te pashpetuar…”, thotë Zaharia që ndërkohë është një ndër aktoret e njohura të Teatrit Kombëtar.











