• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PORTRET/Politikani modest që mundi Nikola Sarkozy

admin by admin
23 November, 2016
in Rajoni
0
PORTRET/Politikani modest që mundi Nikola Sarkozy
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

François Fillon Getty Images

Kush është ky burrë që kërkon të bëhet në 2017-ën presidenti i ardhshëm francez? François Fillon ka luajtur deri tani rolin e politikanit të radhës së dytë. I zellshëm, besnik, por jo fare në dritën e prozhektorëve.

François Fillon si person privat është një tifoz pasionant i garave me makina. Në qytetin e tij Le Mans, të famshëm për garën 24-orëshe, ai udhëton ndonjëherë edhe vetë me automjete të shpejta. Politikisht ai deri tani nuk ka qenë ende në pistën e parakalimit.

Sepse për një kohë të gjatë, François Fillon ka luajtur rolin e politikanit të radhës së dytë. I zellshëm, besnik, por jo fare në dritën e prozhektorëve. Karriera e Fillonit mund t’i kishte ngjarë asaj të një pasardhësi të dështuar të fronit. Por në raundin e parë të zgjedhjeve paraprake në kampin borgjez-konservator Fillon papritur e parakaloi atë që besohej si favorit, Alain Juppé e edhe Nicolas Sarkozynë. Papritur Fillon tani ka shanse që në zgjedhjet e balotazhit të dielën e ardhshme kundër Juppé-së të zërë vend lart në shkallët e fitimtarëve. Politikani profesionist 62 vjeçar tani mund të hyjë më në fund në Pallatin Elysee.

Serioz në vend të një personi të rrethuar me skandale

“François Fillon përfaqëson seriozitet absolut,” i thotë politologu Dominik Grillmayer nga Instituti Gjermano-Francez Ludwigsburg DW-së. Në daljet në publik ai të lë përshtypjen e njeriut “të menduar, modest dhe sovran”. Fillon ka punuar për pesë vjet, nga viti 2007-2012 si kryeministër nën Presidentin Nicolas Sarkozy pa rënë në sy negativisht. François Fillon është i pari kryeministër i Francës, i cili ka arritur të qendrojë për një mandat të plotë në post nën një president. Më parë Fillon ka qenë ministër për Çështje Sociale dhe pastaj ministër i Arsimit.

Në elitën politike ai konsiderohet figurë e pastër. I lindur në Le Mans të Francës veriperëndimore, ai përfaqëson vlera klasike katolike. Juristi i diplomuar konsiderohet si konservator i flaktë. “Mariage pour tous”, martesën për homoseksualët, e edhe një të drejtë adoptimi për çiftet e së njëjtës gjini ai e kundërshton. Ai vetë është i martuar që prej 36 vjetësh dhe ka pesë fëmijë me gruan e tij. Ata jetojnë në një kështjellë te shekullit të 12-të në departamentin jugperëndimor Sarthe. Fillon përfaqëson një kurs të djathtë, kritik ndaj fesë islame. Jo më larg se vjeshta u botua libri i tij për “islamin radikal”. Fillon dëshiron t’i kontrollojë më fort xhamitë dhe t’i arrestojë njerëzit që kanë pasur kontakt me organizata si milicia terroriste “Shteti Islamik”. Veç kësaj, të huajve ai kërkon që t’u vështirësohet qasja në sistemin social dhe të shëndetësisë. Fillon kërkon edhe një kufi të sipërm për migrantët.

Përfaqësues i vijës së fortë dhe me ide liberale në ekonomi

Programi i Fillonit përfaqëson edhe një liberalizëm të fortë ekonomik. Ai e admiron ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher. Ish-kryeministri synon t’i shkurtojë me 100 miliardë shpenzimet shtetërore dhe të eleminojë veç kësaj 500.000 vende pune në shërbimin publik. Ai nuk ndalet as para “lopëve të shenjta” të Francës: ai kërkon të eleminojë javën me 35 orë pune, që është në fuqi prej dekadash në Francë dhe të rrisë moshën e daljes në pension. Njëkohësisht kërkon të ulë dukshëm taksat dhe shpenzimet për sipërmarrjet, për ta bërë Francën sërish të aftë për konkurrencë.

Zgjidhës problemesh apo përçarës i shoqërisë?

Filloni e paraqet veten si zgjidhës problemesh, thotë eksperti për Francën, Grillmayer. Por me programin e tij të diskutueshëm liberal ekonomik ai “guxon shumë”. Jo vetëm të majtët, por edhe kampi i tij e akuzon se po e përçan shoqërinë. Sepse Fillon konkuron me një program radikal. Kërkesat e tij u ngjajnë në shumë vende atyre të populistëve të djathtë. Por ndryshe nga rasti i Sarkozysë, zgjedhësve Fillon u duket më i besueshëm. Bindjet e tij janë të njohura prej vitesh. Me një kod vlerash katolik, konservator dhe kapitalist Fillon-i ka kohë që jeton. Nëse Fillon-i do të mund ta parakalojë vërtet në 27 nëntor Juppé-në dhe të lërë pas edhe Marine Le Penn-in, kjo nuk mund të parashikohet. Garën për zgjedhjet presidenciale ai ende nuk e ka fituar.

Previous Post

18 VJEC/Nuk mori 10-të në provim, por cfarë bëri më pas

Next Post

Qytetari dixhital denoncon: Vrasja mafioze e Festim Kanushit në Tepelenë

admin

admin

Next Post
Qytetari dixhital denoncon: Vrasja mafioze e Festim Kanushit në Tepelenë

Qytetari dixhital denoncon: Vrasja mafioze e Festim Kanushit në Tepelenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.