Foto ilustruese
Një person i cili aksidentoi për vdekje një 3-vjecar u arrestua nga policia. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Altin Lengo, 42 vjeç, banues në Kavajë.
Lengo rreth orës 10:00 në unazën e Kavajës, në vendin e quajtur “Reparti Ushtarak”, ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Daimler Crysler”, dhe ka aksidentuar K. SH, 3 vjeç, banues në Kavajë, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale të parashikuar në Nenin 280/2 i Kodit Penal.











