Policia greke e Kosturit ka arrestuar dje dy shqiptarë, 32 dhe 33 vjeç për import, zotërim dhe transport droge.
Policia afër Kapshticës i ndaloi dhe i kontrolloi dy shqiptarët në trup dhe vërejti se me një korse brezi grash, ata kishin shtrënguar pas trupit, kokainën, 2 kg dhe 56 gr.
Policia u sekuestroi lëndën narkotike, telefonat celularë, 100 euro dhe dorëzoi dosjen e tyre për vazhdimin e hetimeve nga Prokuroria e Kosturit.











