Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi, Projektvendimin,“Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.
Në këtë mbledhje, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes, për të kërkuar informacion shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në bazë të kërkesës së subjektit Partia Demokratike.
Më herët, KQZ ka paralajmëruar heqjen e nga një mandati për deputetë në Kukës, Korçë e Berat, dhe shtimi i këtyre mandateve, qarqeve Tiranë e Durrës.











