Një ndër zyrtarët e lartë të PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar telefonatën e Kryeministrit Rama me homologun grek Tsipras duke vënë në lojë retorikën nacionaliste të Edi Ramës përgjatë muajve të fundit.
Ndërkaq Kadilli po ashtu ka aluduar se camët e PDIU-së në koalicion me Ramën e kanë tregtuar cështjen e qytetarëve shqiptarë të Greqisë duke e këmbyer atë me përfitime personale në pushtet.
“Pas nja dy a tre javesh lufte me Greqine, pasi e goditi me mikrofon nga salla e Parlamentit, Rama foli me Kryeministrin grek ne telefon dhe e lane “anulim loje”. Hajde mbaj seriozitetin e “luftes” se Rames. Hajde mos qaj pasi te te kaloj e qeshura. Hajde ngushello tani “patriotet” qe gjeten justifikimin e rradhes pse ceshtjen e gjysherve e kembyen me patenta, agjensi ushqimore, etj”, komenton Kadilli.












