Puna është një e drejtë, detyrë dhe në disa raste madje edhe kënaqësi, sidomos kur shefi ka një prezencë të bukur dhe nuk e fsheh interesimin e tij përballë nesh.
Hulumtimi i kryer nga Victoria Milan, një vend takim për personat e martuar, tregon se fantazia më e përhapur në audiencën femërore është marrëdhënia seksuale me shefin e saj. Rezultati duket i parëndësishëm por shpjegon se si janë të lidhura, seksi, pushteti, dashuria dhe tradhtia.
Të kryesh marrëdhënie seksuale me shefin është shumë e dëshiruar, por e rrezikshme. Çfarë mund të ndodhë nëse njëherë konsumoni pasionin dhe ju kapin?
Pikërisht prej frikës dhe druajtjes, kjo mbetet në të shumtën e rasteve thjesht një fantazi e paplotësuar. Nuk është çudi që shumë çifte të mbërthyer nga rutina dhe zakoni, dëshirojnë të mëkatojnë dhe të gjejnë një dashnor të çastit, për t’i bërë ata që të ndjejnë përsëri emocionin dhe pasionin.
Shefi zakonisht është një person karizmatik me post të rëndësishëm dhe për këtë arsye konsiderohet më tërheqë se kolegët e tjerë.
Sipas studimit, ndër vendet e para në renditjen e fantazive erotike të grave gjenden edhe miku më i mirë i partnerit të tyre, instruktori i jogës, ish i dashuri apo edhe fqinji.











