• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Ja si mund të lëvizni me 5 euro në vendet e BE

admin by admin
22 November, 2016
in Politika
0
INTERVISTA/ Ja si mund të lëvizni me 5 euro në vendet e BE
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa sistemi i lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen është vënë në pikëpyetje për shkak të krizës së refugjatëve, Komisioni Europian propozon një sistem të ri. Quhet ETIAS dhe është një sistem rregullash që e lehtësojnë dhe rrisin efikasitetin e kontrolleve të hyrje-daljeve. Zëdhënësja e Komisionit Europian Tove Ernst shpjegon këtë sistem në një intervistë për gazetaren Erisa Zykaj.

Në 16 nëntor, Komisioni Europian propozoi ETIAS. Sipas këtij sistemi, shtetasit që përfitojnë nga heqja e regjimit të vizave afatshkurtra duhet të aplikojnë për një autorizim para udhëtimit të tyre në Shengen. Si do aplikojnë ata konkretisht dhe kush i verifikon aplikimet?
Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së:
Së pari, sistemi ETIAS nuk është një regjim vizash. Të gjithë qytetarët e vendeve që përfitojnë nga heqja e regjimit të vizave do të mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza. Bëhet fjalë për qytetarë të plot 60 vendeve në botë. Sistemi ETIAS nuk është konceptuar për një rajon të caktuar, apo vende të caktuara edhe është një procedurë shumë e thjeshtë. Mjafton të bëhet një aplikim on-line, që pritet të marrë më pak se 10 minuta dhe në 95% të rasteve, qytetarët do të marrin një përgjigje pozitive. Procedura kushton vetëm 5 euro dhe është e vlefshme për 5 vjet.

Në Ballkan, sistemi ETIAS perceptohet si një rikthim në regjimin e vizave, pasi kërkohet aplikim sërish për të udhëtuar. Komisioni Europian thotë që nuk është një rivendosje e vizave, Pse nuk është e tillë sipas jush dhe si do kryejnë aplikimin personat e moshuar që jetojnë në zona malore dhe nuk kanë akses në internet, për të cilët komplikohet udhëtimi?
Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së:
ETIAS nuk është konceptuar për të komplikuar udhëtimin pa viza, por për ta lehtësuar atë. Shumica e qytetarëve do të kenë vetëm brenda disa minutash autorizimin për të udhëtuar në Shengen, që do të jetë i vlefshëm për 5 vjet. Kur ata të paraqiten në kufijtë e shteteve anëtare, policia kufitare do ta ketë marrë tashmë informacionin për autorizimin dhe kontrollin e të dhënave për çdo rast individual. Pra është një sistem që ndihmon policitë kufitare në punën dhe verifikimet që ata kryejnë. Në vend që këto verifikime të bëhen në kufi apo doganë të çdo shteti anëtar, ato bëhen paraprakisht. Edhe në rastet kur ka qytetarë të cilëve u refuzohet udhëtimi, ata do ta marrin këtë përgjigje përpara gjatë autorizimin on-line dhe nuk kanë nevojë të shkojnë deri në kufi për këtë. Ja pse ETIAS lehtëson udhëtimin pa viza në zonën Shengen. Sistemi parashikon edhe rastet kur qytetarët nuk e bënë dot aplikimin on-line. Ata mund ta bëjnë përmes një agjencie udhëtimi ose një personi të tretë. Në raste të rralla, mund ta bëjnë edhe në kufi. Por gjithsesi, ne do bëjmë një vlerësim në çdo vend para se të zbatohet sistemi.

Komisioneri Avramopolos deklaroi se ETIAS shërben për evitimin e rreziqeve lidhur me flukset migratore dhe terrorizmin. A është konceptuar gjithashtu sistemi që të ndalë abuzimet?
Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së:
Sistemi verifikon informacionin që jep udhëtari me atë që ekziston në sistemet të dhënave të informacionit të BE-së, për shembull për të parë rreziqet në nivelin e sigurisë apo migracionit të paligjshëm. Për shembull personat, të cilët kanë tejkaluar kohën e qëndrimit, të cilëve u është refuzuar hyrja, ose që u është kërkuar largimi, mund të marrin një përgjigje negative gjatë procedurës për autorizim.

Ajo që duam të dimë konkretisht në rastin e Shqipërisë, është nëse do të ndëshkohen abuzuesit e lëvizjes së lirë, duke qenë se ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që kanë kërkuar azil në vendet anëtare?
Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së:
Sistemi nuk është krijuar për të ndëshkuar udhëtarët e 60 vendeve në botë, por për ta lehtësuar atë dhe për të detektuar rreziqet potenciale në nivelin e sigurisë dhe të terrorizmit para se këta persona të vijnë në kufi. Pra, këtu përfshihet edhe verifikimi i rasteve të personave të cilëve u është kërkuar të largohen nga territori i  një shteti anëtar, apo kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në territorin e BE-së.

Kur është parashikuar hyrja në fuqi e ETIAS?
Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së:
Hyrja në fuqi është parashikuar në 2020.

Previous Post

Baba Taku i ankohet Ilir Metës: Të përjashtohet Flamur Noka, më tha “të dhjefsha mu në kryetar!”

Next Post

Kaos në Prokuroi, prokurorët “të pavarur”, mund të sillen e bëjnë ç’të duan

admin

admin

Next Post
Kaos në Prokuroi, prokurorët “të pavarur”, mund të sillen e bëjnë ç’të duan

Kaos në Prokuroi, prokurorët “të pavarur”, mund të sillen e bëjnë ç’të duan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.