• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT & DETAJET/ Krimet e Rënda shkatërrojnë një grup trafikantësh, zhvillonin aktivitet nën mbrojtjen e Policisë

admin by admin
22 November, 2016
in Kronika
0
EMRAT & DETAJET/ Krimet e Rënda shkatërrojnë një grup trafikantësh, zhvillonin aktivitet nën mbrojtjen e Policisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Foto Ilustruese

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të zbulojë një grup të strukturuar kriminal që kultivonte lëndë narkotike në zonat e Kurbinit, me qëllim trafikimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe arrestohen organizatorët e këtij grupi, të cilët dyshohet se bashkëpunonin edhe me një punonjës policie të zonës, i cili gjithashtu është arrestuar gjatë veprimeve të zhvilluar mbrëmjen e së Hënës (datë 21. 11. 2016).
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në Korrik 2015, në bazë të materialeve të përcjella nga ana e Prokurorisë së Kurbinit. Nga hetimet e asaj prokurorie, rezultonte se disa persona të arrestuar në flagrancë, mund të ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda, si strukturë përgjegjëse për hetimin e grupeve kriminale, pranoi aktet e Prokurorisë së Kurbinit dhe zhvilloi hetimet e mëtejshme.
Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda siguroi informacione të mjaftueshme, në bazë të të cilave grupi kriminal kishte bashkëpunimin e një punonjësi policie, i cili kishte për detyrë të njoftonte nëse zhvilloheshin operacione policore anti-kanabis në atë zonë. Për këtë arsye, Prokuroria angazhoi në hetim edhe Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme.
Nga hetimi i deritanishëm, rezulton se:
Shtetasi Lefter (Luftetar) Nelaj, ka mbjellë dhe kultivon parcela me bimë narkotike në zonën e Malësisë së Kurbinit. Rezulton gjithashtu se ai është përfshirë në kultivimin e kësaj bime edhe në ambjente të mbyllura, ku sigurohet kultivimi në kushte artificiale (ndriçim dhe ngrohje me llampa).
Si rezultat i hetimeve të kryera, është provuar se shtetasi Lefter Neli ka organizuar dhe krijuar një mekanizëm, i cili bën të mundur dhe krijon të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit. Po ashtu, nga hetimi rezulton se, për këtë aktivitet, ai ka marrë sigurinë se ajo nuk do të cënohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit. Po sipas hetimit, grupi kishte të siguruar edhe tregtimit të lëndës narkotike pas procesit të përpunimit.
Deri ne këtë fazë të hetimeve, rezulton se subjektet e këtij procedimi penal, në veprimtarinë e tyre të kundraligjshme, janë organizuar dhe funksionojnë në formën e grupit të strukturuar, ku dalin qartë, personat që kanë financuar këtë aktivitet, personat që drejtojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë në terren dhe lidhja e tyre me punonjës të policisë të cilët sigurojnë që parcelat e mbjella të mos cenohen.

Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për disa shtetas, vendime të cilat u ekzekutuan nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Më konkretisht, janë arrestuar në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal:
1. Luftar Nelaj
2. Hashim Nelaj
3. Elton Haxhia
4. Bashkim Kodra
5. Zan Kasmi (punonjës policie)
6. Sami Balloku (arrestuar më parë në flagrancë me lëndë narkotike)
7. Aldo Xhaferri (arrestuar më parë në flagrancë me lëndë narkotike)

Në kuadër të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, ky grup kriminal është goditur në disa raste të ndryshme dhe konkretisht:
– Në datë 21.09.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Sami Balloku, sepse në afërsi të banesës, ju gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 35 kg. e 0.30 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
– Më datë 22.09.2016, në fshatin Selitë lagja “Daul”, në 9 parcela u gjetën të kultivuara 430 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
– Më  datë 21.09.2016, në vendin e quajtur Trolle, fusha e Mizajve, Mat, në 2 parcela u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1038 bimë narkotike Cannabis Sattiva, ndërsa në një parcelë u gjet  dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 19 kg e 378 gr. bimë narkotike Cannabis Sattiva e prerë dhe e varur për tu tharë.
– Më  datë 22.09.2016, në vendin e quajtur “Ballok”, në fshatin Vinjoll, Milot, në një ambient të mbuluar me plasmas, u gjetën dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale 69 kg. e 700 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.
– Më datë 25.09.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Klevis Balloku, sepse në banesë, u gjetën dy tubo uji plastike për vaditje dhe në 7 parcela në Vinjoll, u gjetën të kultivuara e asgjësuan 1907 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Në oborrin e shtëpisë, ju  gjetën 29 kg. bimë narkotike e tharë, një armë gjahu teke ruse.
– Më datë 27.09.2016, në fshati Vinjollë Kurbin në malin e Trolles,  u gjetën e u asgjësuan 3720 bimë narkotike Canabis Sattiva gjysmë të thara dhe u sekuestrua 2406 gr bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva
– Më datë 27.09.2016, në fshatin Gallatë, në një zonë të pyllëzuar, në  3 parcela, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 130 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
– Më datë 01.10.2016, në fshatin Shperdhet, në zonë të pyllëzuar në 4 parcela, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 330 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
– Më datë 30.09.2016, në fshatin Vinjoll, në vendin e quajtur “Perlat” në 4 parcela, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 565 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
– Më datë 07.10.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Bashkim Kodra, sepse në Shemri, në tre ambiente të improvizuara u gjetën duke u tharë 8 kg. e 220 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva
– Më datë 07.10.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhevahir Xhaferri e Aldo Xhaferri, sepse në fshatin Shemri, në një parcelë u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 40 bimë dhe 3920 gr. lëndë bimore e tharë të llojit Cannabis Sattiva.
– Më datë 14.10.2016, në fshati Vinjollë, Kurbin, në malin e Trollës, në një stan janë konstatuar për tu tharë 120 degë bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në një thes plasmasi u gjetën disa boçe Canabis Sativa gjysmë të thara. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8070 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– Më datë 14.10.2016, në malin e Trollës, fshati Vinjollë Kurbin, në vendi i quajtur “Stani Dashit”, në një parcelë janë konstatuar të mbjella 100 bimë narkotike Cannabis Sativa ndërsa  rreth 1300 bime të tjera ishin të prera e të krasitura. Të varura për tu tharë u gjetën 18.000 bime narkotike Cannabis Sativa. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3328 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa.
– Më datë 16.10.2016, në fshatin Vinjollë, në 2 parcela u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimin.

Previous Post

VIDEO/ Tahiri injoron komisionin, shpërthen Noka: Ministri karagjoz, Braho të dhjefsha mu në kryetar që je

Next Post

HISTORIA/ Adoleshentja nga Durrësi, si përfundoi nga striptiste në prostitutë

admin

admin

Next Post
HISTORIA/ Adoleshentja nga Durrësi, si përfundoi nga striptiste në prostitutë

HISTORIA/ Adoleshentja nga Durrësi, si përfundoi nga striptiste në prostitutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.