Një 15-vjeçar është vetëvarur në fshatin Boriç të Malësisë së Madhe.
Adoleshenti me iniciale E. L., është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.
Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për, “Shkaktim i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.












