Të godasësh me rripin e pantallonave një deputet në Kuvend, nuk është krim. Armando Prenga është i vetmi që e ka një “privilegj” të tillë…, madje edhe më shumë. Por ta shtysh një ministër a deputet, ky është krim “i rëndë”…, dhe sigurisht ka sanksionin e vetë.
Kështu i ka ndodhur Edi Palokës.
Shumica e PS-së ën Byronë e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë për 5 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetin dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.











