Pamje nga vendi I ngjarjes
Policia ka publikuar emrat e dy të rinjve që humbën jetën sonte në qendër të Tiranës pas një aksidenti të rëndë me motor.
Rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, drejtuesi i motorrit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Drejtuesi i motorrit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy shtetasit që udhëtonin me motorr janë Kejdi Halili 21 vjeç dhe Ergi Dini 22 vjeç. Rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra, njoftoi policia.











