Një numë ri madh personash është plagosur apo gjymtuar në aksidentet rrugore në të gjithë vendin përgjatë 10 viteve të fundit.
Sot në ditën e nderimit të viktimave nga aksidentet rrugore ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar shifrën e të plagosurve e cila është shumë e madhe. Bëhet fjalë për më shumë se 2000 të plagosur apo të gjymtuar në vit.
“21.980 qytetare jane gjymtuar e plagosur rende nga aksidentet ne 10 vitet e fundit.
Studentet e Akademise se Policise dhuruan gjak per te plagosurit nga aksidentet. Gjithcka per te shpetuar jete!”, shkruan ministri i Brendshëm.











