• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILIR SECI/ Si e takova për herë të parë Leonard Cohen

admin by admin
20 November, 2016
in Kulture
0
ILIR SECI/ Si e  takova për herë të parë Leonard Cohen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

…Per here te pare e pata ndigjue Leonard Cohen ne vitin 1985, si gjimnazist ne vit te parë…Na që në kohën e diktaturës jena rritë ne rrethet kufitare te Shqipnise verilindore, kaqë ishim ne kufi me Kosovën, kena pasë fatin me kqyrë RTP,(Radio Televizionin e Prishtines), stacion që asokohe kishte liri transmetimi ma shumë sesa Radiotelevizioni komunist Shqiptar. Nepermjet ekranit te RTP kqyrnim MTV-në, paradat e hiteve,(hit-parade) shihnim koncerte kangtaresh perendimore qe çensura diktatoriale ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise nuk lejonte as me ua ndie emnin kush. Per fat na kishim RTP-në, nje dritare me pa boten e ndalueme, me njofte ate qe ishte tabu ne ekranin e RTSH-se…

Njashtu permes RTP nji mbramje janari, gjate minutave të pushimit te nji ndeshje futbolli që po jepte RTP, u dhane disa kange te zgjedhuna nga MTV…

E dyta ishte kanga :

-“Dance me to the end of love” …

…Si sot e kujtoj ate pershtypje te jashtezakonshme qe me la ajo kangë, nji linjë muzikore e magjishme, qe fill me bani per veti duke i dhane krahe fantazise teme rinore. Ishte nji muzike e pandijueme ndonjihere për veshët e mi. Muzike qe te bante me u kredhë ne nji magji tingujsh, nje gosti, feste e vertete per shqisat, per ndijimin… Rritun e edukue perdhuni me kanget e muzikes se lehte te shkolles se realizmit socialist, melodia e kanges se Leonard Cohen hapi nji tjeter bote tjeter para meje! Ishte nji univers ku shqisat mujshin me gjete prehje e me u kndellë. Krejt tjeter nga muzika e çangave të realizmit socialist qe asnji here nuk me kishte pelqye…Në tetevjeçare ora e muzike ishte torture per mue, me te mbarue ora e muzikes krejt ate qe mesojsha u mundojsha me e hjeke nga mendja njisoj si hjeksha shallin e pionierit sa largohesha nga oborri i shkolles…E prej se nuk me pelqente ajo soj muzike edhe çelesi i solit me dukej si ai çelesi i madh që mbante magazinieri i kosave te zyrat e kooperatives…

Kur e ndigjova ate kange te Leonard Cohen e kuptova refuzimin tem, kanget e shkolles komuniste ishin te pashpirta si me kenë copa metali te preme m saldatriçe në ofiçina…Ate kohe nuk dijsha asnji fjale anglisht…Kangen e ndigjova me intuitë dhe çdo varg qe kendonte kangtari une e perktheja ne shqip simbas mendjes teme! Vetem prej muzikes, me intuite i pershtata tane vargjet ne mendjen teme…Padyshim ishte kangë dashnie dhe për kete perfundim nuk linte shume hamendje edhe videoja e ksaj kange, nji videoi aq shprehëse! Njashru me mendte e mia e perktheva kangën, çdo varg e përndeza me fantazi si me qenë ylber!

Per fat redaktori i sportit qe pergatiste muziken ne pesembdhetë minutshin e pushimit të ndeshjeve ne RTP ishte edhe ai adhurues i çmendun i Leonard Cohen sepse ne çdo pushim ndeshje, gjithëhere kishte me e transmetu ate kange… Erdhi nji kohe qe une as isha ma i kjartë a i ndiqsha ndeshjet per hir te futbollit apo për me ndie kangen “Dance me to the end of love”!? …

Edhe pse e kisha pershtate ashtu naivisht me mend, tekstin e kanges se Leonard Cohen, ne vit te dyte kureshtia nuk me la pa provu me e kuptue tekstin e saktë te asaj kange magjike…

Ku me e marrë fjalorin anglisht?!

Nje dite ja kerkova nje miku fjalorin anglisht-shqip, ja kerkova te ma jepte hua per pak kohë…Me e ble nje fjalor as bahej fjale sepse jo vetem qe s’gjindej, por edhe me u gjete kushtonte e leke s’kisha! Mora disa fletore shkrimi gjashtembedhetë lekëshe, fletore me flete qe kishin teprue nga viti i parë dhe ne to nisa e kopjova krejt Fjalorin! Fjale per fjale! Krejt fjalorin anglisht-shqip!

Kur u kallzoj djemve te mi se si ja kam nise me mesue anglishten ata qeshin! Rritun ne epoken e Google Translate per ta asht jashte perceptimi se si mundet njeri me kopjue me shkrim dore krejt fjalorin!?

E pra une e bana ne ma pak se nji jave! Krejt e kopjova me shkrim dore! Prindët e mi tue me pa si ulesha me shkrue menjiherë mbas shkolle, tue me pa si ngutesha me hape libra e fletore gzoheshin se e kisha marre vitin e dyte me aq zell e deshire… Mbasi bana ate kopje fjalori, sa here e ndigjoja kangën shkrueja vargjet ne leter, keqshkronje dhe mbrapa deri naten vone mundohesha me deshifrue ato vargje. Isha krejt i magjepsun në perpjekje! Me dukej sikur me ta perkthye ate kangë kushedi çfare kumtesh kisha me nxjerrë! Kushedi çfare misteresh ishin ne kode aty ne ato vargje! Derisa mbas dida muejsh e mbarova…Kurre se harroj ate knaqsi qe provova kur e lexova perkthimin tem autodidakt! Vargjet ishin muzike ne vedi, vargjet ma te bukura qe kisha lexue deri atehere! Kangen e mesova permendsh…Kanga u ba talismani jem, lutja jeme personale qe ruejsha si sekretin ma te madh…Ishte mesazhi ne shishe ardhun nga nji bote e ndalueme per ne…

Ne vitin 1987 nga lajme te RTP mesova se Leonard Cohen kishte me dhane nji koncert ne Greqi! Kaq afer! Dite me rradhe kam torturu veten me deshiren me u arratise per Greqi! Vetem se ishte ne Jug te Shqipnise e nuk dija udhet se do kisha ike! Te kishte kenë ne ish-Jugosllavi ai koncert as do isha mate dy here e do isha arratisë…

***

…Disa vjet ma vone kur isha student ne Institutin e Larte Pedagogjik, Shkoder, nji mbramje dimni ishim mbledhe ne konviktin e Zdrales, disa studente dashamire muzike e letersie…Aty ne bisede, po flitshim per kangtaret tane ma te preferuem… i thom mikut tem Enkel Demi se per kangtari jem i preferuem asht Leonard Cohen…

-“E kam nje kasetë me kangen “Dance me to the end of love”…” – me thotë Keli…

Mu duk njeriu ma i pasun ne botë! Kishte kaseten e Leonard Cohen! Afermendsh menjihere i kerkova me ma ba nji kopje edhe pse nuk kisha magnetofon…

…Kur ne vitin 1999 kur shkova ne Angli, mbasi nisa me punue, me rrogën e parë ndalova ne Camden Toën te shitorja muzikore, “All Ages Records”, drejt te germa “C”, Leonard Cohen, disku me kanget ma te zgjedhuna…e bleva menjihere edhe si nderim per kulturen perendimore qe aq shume e kisha dishrue. Per mue Leonard Cohen ishte ikonë e asaj kulture…Disk qe e ndigjova sa e sa here ne Londer duke perjetue po ate magji si dikur kur e ndiejsha mshehtas… Po ate magji e gjeta edhe ne vitin 2012 kur jeta e solli me e pa edhe ne skenë Leonard Cohen, ne Barclay Center, Brooklyn Neë York…

***

…Javen e kalueme, mbasi kishte fitue perjetesine ne Tokë, i madhi Leonard Cohen shkoi ne jeten e amshueme me ju bashkue korit te Parrizit…

Previous Post

VIDEO/Astrit Patozi, kënga e tij për Sokol Olldashin

Next Post

Koco Kokëdhima mbush sallën me socialistë për rinovimin e partisë

admin

admin

Next Post
Koco Kokëdhima mbush sallën me socialistë për rinovimin e partisë

Koco Kokëdhima mbush sallën me socialistë për rinovimin e partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.