• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shteti ku do të nisë Lufta e Tretë Botërore

admin by admin
18 November, 2016
in Rajoni
0
Shteti ku do të nisë Lufta e Tretë Botërore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër vjet më parë, disa analistë parashikuan invadimin ushtarak rus në Ukrainë. Parashikimi i ardhshëm, i cili tashmë do të godasë shumë njerëz është i qartë: vendet baltike janë në radhë dhe kjo do të përbëjë një nga testet e para serioze për presidentin e sapozgjedhur Donald Trump

Presidenti rus Vladimir Putin ka një qëllim të qartë dhe një strategji afatgjate. Por, këtë nuk po e perceptojnë shumë realistë. Disa argumentojnë se ai është nxitur nga qëllimet thelbësisht racionale mbrojtëse, pasi zgjerimin e NATO-s Rusia po e trajton si kërcënim për të. Perëndimi zgjeroi sferën e tyre të influencës në kurriz të Rusisë dhe Rusia tani po hakmerret. Kjo është arsyeja pse ” kriza në Ukrainë është për fajin e Perëndimit”, sipas politologut amerikan, John Mearsheimer.

Krijimi i territoreve kontestuese

Putin beson se hegjemonia e Rusisë ndaj fqinjëve është e domosdoshme për sigurinë e Rusisë, për shkak të besimeve të tij rreth kombësisë ruse dhe fatit historik. Putin (dhe ndoshta shumë të tjerë nga paria e tij) nuk janë thjesht nacionalistë. Kremlini duket të jetë nxitur nga forma karakteristike e nacionalizmit rus të pushtuar nga feja, fati dhe mesianizmi. Në këtë tregim, Rusia shfaqet mbrojtëse e krishterimit ortodoks dhe ka një mision për ta mbrojtur dhe për ta zgjeruar besimin.

Një Rusi racionale me të vërtetë nuk do të dëshironte të shihte zgjerimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian si një kërcënim, sepse rendi liberal është i hapur, gjithëpërfshirës dhe në fakt do të shtonte sigurinë dhe prosperitetin e Rusisë. Por, për Putinin dhe rusët tjerë që e shohin botën përmes lenteve të nacionalizmit fetar rus, Perëndimi është në thelb një kërcënim për shkak të degjenerimit të tij dhe globalizmit.

Në këtë pikëpamje, NATO nuk është një garantues dashamirës i rendit liberal në Evropë, por agjenti armiqësor i degjeneruar i Perëndimit dhe pengesa kryesore për madhështinë e Rusisë. Kështu, strategjia e madhe e Putinit kërkon thyerjen e NATO-s. Në mënyrë të veçantë, ai po tenton të bëjë Nenin V për garancinë e sigurisë reciproke të pakuptimtë.

Putin ka arritur tashmë të ulë kredibilitetin e NATO-s. Dy objektivat e tij të fundit, Gjeorgjia dhe Ukraina, nuk janë anëtarë të NATO-s, por në vitin 2008 ishin siguruar në mënyrë të qartë dhe publikisht se do t’iu ofrohet Plani i Veprimit për Anëtarësim, udhërrëfyesi për anëtarësim. Rusia në mënyrë të qartë dhe publikisht kundërshtoi çdo hap drejt anëtarësimit në NATO për të dyja vendet – e pastaj vazhdoi që t’i pushtojë ato.

Invazioni i Rusisë ndaj Gjeorgjisë dhe Ukrainës krijoi territore kontestuese – Osetinë Jugore, Abkhazinë, dhe Krimenë – të okupuara nga ushtarët rusë. Asnjë vend nuk do të bashkohet kurrë me NATO-n, duke qenë pjesërisht i pushtuar nga Rusia.

Putin tani ka ambient më të favorshëm ndërkombëtar që nga fundi i Luftës së Ftohtë për të vazhduar zgjerimin rus. Uniteti Evropian është i përçarë. Anëtarët e Aleancës kanë vënë në pyetje vlerën e paktit të sigurisë së ndërsjellë. Dhe presidenti i ardhshëm amerikan duket haptazi në favor të Rusisë dhe i gatshëm për të justifikuar sjelljen e papërgjegjshme të Rusisë.

Nxitja e militarizmit të paqartë

Hapat tjerë të Putinit janë më të rrezikshëm se ata të mëparshmit, për shkak se ka mundësi që ai të lëvizë drejt vendeve baltike, të cilat janë anëtare të NATO-s. Ai nuk do të dërgojë formacione të mëdha të ushtarëve të uniformuar rusë pranë kufirit ndërkombëtar – pasi edhe anëtarët më të kujdesshëm të NATO-s nuk do të injorojnë një pushtim të hapur konvencional.

Në vend të kësaj, Putin do të nxisë një krizë militarizmi të paqartë duke përdorur mohimin e përfshirjes ruse, ndoshta në dy vitet e ardhshme. Ka të ngjarë që ruso-folësit letonezë ose estonezë (një e katërta e letonezëve dhe estonezëve janë rus etnik) do të fillojnë trazirat, duke protestuar për të drejtat e tyre, duke pretenduar se janë të persekutuar, duke kërkuar “mbrojtje ndërkombëtare”. Një formacion i dyshimtë i armatosur dhe i trajnuar mirë, “Fronti Popullor për Çlirimin e Baltikut rus” do të shfaqet. Disa vrasje të profilit të lartë dhe bombardimet do të sjellin vendet baltike në buzë të luftës civile. Një kryengritje me intensitet të ulët mund të paraqitet.

Rusia do të bllokojë të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por do të ofrojë shërbimet e saj të njëanshme si një paqeruajtës. Këshilli i Atlantikut të Veriut do të takohet. Polonia do të udhëheqë përpjekjet që të thirret në nenin V, të shpallë vendet baltike nën sulmin rus dhe të mobilizojë mbrojtjen kolektive kundër agresionit rus. Gjermanët dhe francezët do të rezistojnë ashpër. Të gjithë do të shikojnë në Shtetet e Bashkuara për të parë se në cilin drejtim do të anojë lideri i Aleancës.

Në qoftë se Aleanca nuk thirret në Nenin V, garancia reciproke për sigurinë e NATO-s bëhet e pakuptimtë në aspektin funksional. Asnjë anëtar i Aleancës nuk do të ketë ndonjë besim në traktat për të garantuar mbrojtjen e vet kundër Rusisë në të ardhmen. Ora gjeopolitike do kthehet prapa në vitin 1939. Disa shtete të Evropës Lindore mund të zgjedhin për të dalë fitimtar me Rusinë. Të tjerë, duke filluar nga Polonia, do të fillojnë armatosjen deri në dhëmbë. Ëndrra e Putinit për një Perëndim të copëtuar dhe një fushëveprim të hapur në Evropë do të realizohet. Por, në qoftë se Aleanca do të thirret në nenin V, ajo do të jetë e barasvlershme me deklarimin e luftës nga ana e Perëndimit kundër Rusisë. Kjo ndodh kur Trump do të duhet të vendosë nëse mbrojtja e Letonisë vlen të rrezikojë Luftën e Tretë Botërore. FP

Previous Post

Zbulohet raporti sekret për vdekjen e Astrit Deharit

Next Post

Basha me ministrin e Jashtëm hungarez: Po punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE

admin

admin

Next Post
Basha me ministrin e Jashtëm hungarez: Po punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE

Basha me ministrin e Jashtëm hungarez: Po punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.