Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin e Altin Zaka, 39 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka nxjerrë nga banesa nënën e tij S. Zaka, 63 vjeçe. Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim më datë 12.10.2016 ka dhënë urdhër mbrojtje për shtetasen S. Zaka.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal.











