Deputetë të opozitës kanë rrethuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në foltore, ndërsa ky do të merrte fjalën në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kurse kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka e ka shtyrë ministrin.
Nënkryetarja e Kuvendit i ka ftuar të ulen nëpër vende, por ata i janë afruar në foltore, duke mos e lënë të merrte fjalën.











