“Të uroj suksese në jetë” për pak orë është kthyer në shprehje hit njësoj si “kush është problemi këtu” e drejtoreshës së Tatimeve.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u përgjua dy javë më parë në një bisedë telefonike teksa i kërkonte llogari drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Clirim Hajdarmataj se përse nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të Asamblesë së PS-së në Tropojë.
Ndërkaq autori i përgjimit ka zgjedhur të ketë sukses vërtet pasi mbrëmë ka fluturuar për në SHBA i armatosur mirë me mbi 1000 faqe reagime në mediat online dhe rrjetet sociale për shkarkimin e tij nga puna.












