• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PYETJE & PËRGJIGJET/ Pas taksës 5 euroshe për të hyrë në BE, tani duhet edhe një autorizim. Ja nga merret

admin by admin
17 November, 2016
in Kronika
0
PYETJE & PËRGJIGJET/ Pas taksës 5 euroshe për të hyrë në BE, tani duhet edhe një autorizim. Ja nga merret
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne kemi nevojë të dimë kush i kapërcen kufijtë tanë. Në nëntor do të propozojmë një sistem të automatizuar për të përcaktuar se kush do të lejohet të udhëtojë në Evropë. Në këtë mënyrë do të dimë kush udhëton në Evropë para se ata të mbërrijnë këtu” – Presidenti Jean-Claude Juncker, Fjalim mbi gjendjen e BE-së 2016.

Komisioni Europian
propozoi
dje krijimin e një Sistemi Evropian Informacioni dhe Autorizimi për Udhëtimet (ETIAS) për të forcuar kontrollet e sigurisë për udhëtarët pa viza. Kjo pason njoftimin e bërë në shtator nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij mbi Gjendjen e BE-së 2016 dhe është rezultati i parë i përparësive për veprimet e identifikuara në Planin e Veprimit të Bratislavës. ETIAS do të mbledhë informacion mbi gjithë ata që udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian për të lejuar kontrolle të avancuara për migrimin e parregullt dhe sigurinë. Kjo do të kontribuojë për një menaxhim më efikas të kufijve të jashtëm të BE-së dhe do të përmirësojë sigurinë e brendshme, ndërsa do të lehtësojë në të njëjtën kohë udhëtimet e ligjshme përmes kufijve Schengen. 
Lidhur me këtë propozim, Zëvendës Presidenti i Parë Frans Timmermans tha se, “Sigurimi i kufijve tanë dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është prioriteti ynë i parë. ETIAS do të mbyllë një hendek informacioni duke verifikuar informacionin e aplikantëve të përjashtuar nga vizat kundrejt gjithë sistemeve tona të tjera. Njëkohësisht, sistemi i ardhshëm ETIAS do të jetë i lehtë, i shpejtë, i lirë dhe efektiv”.
Ndërsa Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos tha se, “ETIAS është hallka e munguar në menaxhimin tonë të kufijve, që lidh pikat me politikat tona të migrimit dhe sigurisë dhe forcon hyrjen Schengen për të paktën 95% të udhëtarëve pa viza. Hapja e Evropës nuk vjen me koston e sigurisë së saj”.
Po ashtu, Komisioneri për Bashkimin për Sigurinë Julian King tha se, “Terroristët dhe kriminelët nuk merakosen shumë për kufijtë kombëtarë. E vetmja mënyrë për t’i mposhtur ata është duke punuar së bashku në mënyrë efektive. ETIAS do të ndihmojë për ta bërë këtë: duke pikasur individualë problematikë dhe duke i ndaluar të hyjnë ne do të forcojmë sigurinë e brendshme të Evropës”.
Autorizimi ETIAS nuk është vizë; ai është një regjim më i lehtë dhe më miqësor me vizitorët. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do të duhet të marrin një autorizim të thjeshtë udhëtimi para se të udhëtojnë në Zonën Schengen. Kjo do të ndihmojë për të identifikuar personat që mund të paraqesin risk për migrim të parregullt apo risk sigurie para se ata të mbërrijnë në kufi, si dhe forcon shumë sigurinë e kufijve të jashtëm. ETIAS do të bashkojë gjithashtu një hendek ekzistues informacioni mbi udhëtarët pa viza, duke mbledhur informacion që mund të jetë jetik për autoritetet e Shteteve Anëtare para se ata të mbërrijnë në kufirin Schengen. Prandaj ETIAS është një hap përpara me rëndësi drejt sistemeve më të forta dhe më të zgjuara të informacionit për kufijtë dhe sigurinë. ETIAS do të lehtësojë gjithashtu kalimin e kufirit të jashtëm nga shtetas të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat. Udhëtarët do të kenë një tregues të hershëm të qëndrueshëm të hyrjes në zonën Schengen, çka do të reduktojë kështu shumë numrin e refuzimeve të hyrjes.
Me qëllim që të vendoset të jepet apo të refuzohet një kërkesë për udhëtim në BE, një sistem i automatizuar do të kryejë kontrolle paraprake, në përputhje të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ndonëse vendimi përfundimtar për të lejuar apo refuzuar një hyrje do të merret gjithnjë nga rojat kombëtare të kufirit që kryejnë kontrollet kufitare në kuadrin e Kodit të Kufijve Schengen, verifikimet paraprake të të gjithë udhëtarëve do t’i lehtësojnë kontrollet kufitare dhe do të sigurojnë një vlerësim të koordinuar dhe të harmonizuar të shtetasve të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat.
ETIAS do të menaxhohet nga Roja Evropiane e Kufirit dhe Brigjeve në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente të Shteteve Anëtare dhe Europol-in. Agjencia eu-LISA do të hartojë dhe sigurojë menaxhimin teknik të këtij sistemi informacioni.
Funksionet kyçe të ETIAS do të jenë të:
• Verifikojë informacionin e paraqitur nga shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga vizat (si informacion lidhur me identitetin, dokumentin e udhëtimit, informacionin mbi rezidencën, detaje kontakti, etj.), përmes një aplikimi online para udhëtimit të tyre në kufijtë e jashtëm të BE-së, për të vlerësuar nëse paraqesin risk për migrim të parregullt, për sigurinë apo shëndetin publik;
• Përpunojnë automatikisht çdo aplikim të paraqitur përmes një uebsajti apo një aplikim me celular kundrejt sistemeve të tjerë të informacionit të BE-së (si SIS, VIS, baza e të dhënave e Europol-it, baza e të dhënave e Interpol-it, EES, Eurodac, ECRIS), një listë të dedikuar sigurie të ETIAS (përcaktuar nga Europol) dhe rregulla kontrolli të shënjestruara, proporcionale dhe të përcaktuara qartë për të vendosur nëse ka tregues faktikë apo baza të arsyeshme për të lëshuar apo refuzuar një autorizim udhëtimi;
• Lëshojnë autorizime udhëtimi. Në rastet kur nuk identifikohen të dhëna apo elementë që kërkojnë analizë të mëtejshme, autorizimi i udhëtimit lëshohet automatikisht disa minuta pas paraqitjes së aplikimit.
Autorizimi do të merret përmes një procedure që është e thjeshtë, e lirë dhe e shpejtë; në shumicën e rasteve, një autorizim duhet dhënë brenda pak minutave. Autorizimi, aplikimi për të cilin nuk do të duhet më shumë se dhjetë minuta për t’u plotësuar dhe që kërkon vetëm një dokument të vlefshëm udhëtimi, do të jetë i vlefshëm për një periudhë pesëvjeçare dhe për shumë udhëtime. Një tarifë aplikimi prej vetëm 5 € do të aplikohet për të gjithë aplikantët mbi 18 vjeç.


Konteksti

Siguria ka qenë një temë e vazhdueshme që prej fillimit të mandatit të Komisionit Juncker – nga Udhëzimet Politike të Presidentit Juncker të korrikut 2014, deri te Fjalimi i tij i fundit mbi Gjendjen e BE-së në shtator 2016. Në fjalën e tij Presidenti Juncker njoftoi se në nëntor Komisioni do të propozojë një Sistem Evropian Informacioni për Udhëtimet (ETIAS) – një sistem i automatizuar për të përcaktuar se kush do të lejohet të udhëtojë në Zonën Schengen.
Ngritjes së këtij sistemi  i është dhënë më tej përparësi në Planin e Veprimit të Bratislavës nënshkruar dhe vendosur nga 27 liderët e BE-së, që angazhohen, “të ngrenë një Sistem Informacioni dhe Autorizimi për Udhëtimet (ETIAS) për të mundësuar kontrolle të mëparshme dhe, po të jetë nevoja, refuzimin e hyrjes udhëtarëve të përjashtuar nga vizat”.
Komisioni Evropian miratoi Agjendën Evropiane të Sigurisë më 28 prill 2015, duke përcaktuar veprimet kryesore për të siguruar një reagim efektiv të BE-së ndaj terrorizmit dhe kërcënimeve ndaj sigurisë në Bashkimin Evropian gjatë periudhës 2015 – 2020.
Që prej miratimit të Agjendës, është bërë progres i rëndësishëm në zbatimin e saj. Në nëntor 2015 Komisioni propozoi rishikimin e Direktivës për Armët e Zjarrit pasuar me një Plan Veprimi për armët e zjarrit dhe eksplozivët në dhjetor 2015. Për terrorizmin u miratua një Direktivë e re për Luftën kundër Terrorizmit nga Komisioni në dhjetor 2015 dhe një Plan specifik Veprimi për financimin e terroristëve në shkurt 2016. Në prill Komisioni propozoi krijimin e Sistemit të Hyrje-Daljeve (EES) dhe prezantoi një Komunikatë që shtronte udhën drejt një Bashkimi për Sigurinë të vërtetë dhe efektiv. Veç kësaj, në shtator u miratua një certifikatë e vetme e BE-së për sigurinë e pajisjeve të aviacionit .
Më së fundi, më 14 shtator 2016, Komisioni prezantoi Komunikatën e tij ‘Forcimi i sigurisë në një botë të lëvizshme’ që konfirmoi nevojën për të vendosur ekuilibrin e duhur mes sigurimit të lëvizjes dhe shtimit të sigurisë, teksa lehtësohet hyrja e ligjshme në zonën Schengen pa nevojën për vizë. Veç kësaj, më 6 tetor Roja Evropiane e Kufirit dhe Bregdetit u bë operative vetën 9 muaj pas propozimit të Komisionit në dhjetor, duke treguar një angazhim të qartë për të përforcuar menaxhimin dhe sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së.
Krijimi nga Presidenti Juncker i një portofoli specifik Komisioneri për Bashkimin për Sigurinë në gusht 2016 tregon rëndësinë që i jep Komisioni shtimit të reagimit të vet ndaj kërcënimit terrorist.

Për më shumë informacion
Propozimi për një Rregullore që krijon një Sistem Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet
Studim fizibiliteti mbi një Sistem Evropian të Informacioni dhe Autorizimit për Udhëtimet
MEMORANDUM: Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtime: Pyetje & Përgjigje
SKEDË INFORMATIVE: Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtime
Njoftim për shtyp: Agjenda Evropiane mbi Sigurinë: Raporti i dytë mbi progresin drejt një Bashkimi për Sigurinë efektiv dhe të qëndrueshëm
Agjenda Evropiane për Sigurinë
Rregullorja e Këshillit (KE) Nr 539/2001 e 15 marsit 2001 rendit vendet e treta shtetasit e të cilëve duhet të zotërojnë vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe vendet shtetasit e të cilëve përjashtohen nga kjo kërkesë.

Previous Post

FAKT/ Edi Rama pranon buxhetin e superfryë për kryeministrinë…, dhe justifikohet me një kruarje veshi

Next Post

SKANDAL/ Ja si u themelua kompania mafioze që do pastrojë Tiranën

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ Ja si u themelua kompania mafioze që do pastrojë Tiranën

SKANDAL/ Ja si u themelua kompania mafioze që do pastrojë Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.