• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Papa Françesku emëroi sot Imzot George Frendo-n kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrrësit

admin by admin
17 November, 2016
in Kronika
0
Papa Françesku emëroi sot Imzot George Frendo-n kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrrësit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Françesku emëron Imzot George Frendo-n kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit.
Imzot Frendo deri më sot ka qenë ipeshkëv ndihmës i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, e nga vdekja e imzot Rrok Mirditës, Administrator dioqezan i së njëjtës kryedioqezë.
Ati i Shenjtë Bergoglio e ka emëruar sot imzot George Frendo-n bari shpirtëror udhëheqës, pra, kryeipeshkëv ordinar të Kishës vendore të kryeqytetit të Shqipërisë, do të thotë të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, ku siç tha vetë imzot Frendo në përshëndetjen e tij të parë si kryeipeshkëv ordinar drejtuar sot klerit, “kam qenë dora e djathtë e të ndjerit Mons. Rrok Mirdita”. Tani, si paraardhës i imzot Mirditës, kryeipeshkvi ri imzot Frendo tha se “dua të mbaj gjithmonë parasysh shembullin e Papa Françeskut, apostull i madh i thjeshtësisë ungjillore, i mbrojtjes së të pambrojturve, i mëshirës së Zotit”
Imzot Frendo, rregulltar domenikan e teolog, nga Malta, prej shumë vitesh jeton e vepron në Shqipëri. Ka njohur nga afër jetën, veprimtarinë e misionin e Kishës katolike dioqezane të Tiranë-Durrësit, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm me detyra dhe përgjegjësi të veçanta që ka zhvilluar nga fillimi, si rregulltar domenikan  në Durrës, pastaj si Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezës Tiranë-Durrës, më vonë si ipeshkëv ndihmës, administrator dioqezan e tani fillon një periudhë të re si kryebari i kësaj Kishe vendore.
Kryeipeshkvi ri i Tiranë-Durrësit, imzot Frendo, gjen një Kishës vendore dioqezanë mirë të organizuar, me një fizionomi të plotë, që filloi të ndërtohej nga viti 1992-1993, mbi rrënojat e regjimit komunist e dalëngadalë, nën udhëheqjen e falë punës ungjillëzuese të kryeipeshkvit të parë pas rënies së diktaturës, imzot Rrok Mirditës dhe të klerit vendor e misionar, të rregulltarëve e rregulltareve,  mori fizionominë e plotë, u rigjallërua për të vijuar me misionin e përjetshëm të kumtimit të Lajmit të Mirë  të gjithë njerëzve vullnet mirë, e sipas binomit të klerit shqiptar për Fé e Atdhé.
Përurimi apo fillimi i misionit si kryeipeshkëv i imzot George Fredo-s do të mbahet të shtunën më 3 dhjetor në Kishën Katedrale të shën Palit në Tiranë. Një ditë më parë, të premten më 2 dhjetor, në orën 12.30 kryeipeshkvi ri ka programuar organizimin e  një dreke për disa të varfër në dioqezën e Tiranë-Durrësit. Po atë ditë, në çdo Kishë të kryedioqezane, kërkon ipeshkvi ri imzot Frendo, le të organizohet një gjysmë ore lutjeje për kryeipeshkvin e ri e për kryedioqezën Tiranë-Durrës. Po kujtojmë moton ipeshkëvnor të imzot George Frendo-s: “Bariu dëgjoftë zërin e deleve”. Po për t’u njohur më shumë me figurën e kryeipeshkvit të ri të Tiranë-Durrësit, ja një biografi e shkurtër:

IMZOT GEORGE FRENDO O.P. Curriculum Vitae

Imzot Gjergji (emri i pagëzimit Antonio) ka lindur më 4 prill 1946 në Qormi, Maltë (i pesti në një familje prej shtatë fëmijësh). Pasi përfundoi studimet follore dhe të mesme, hyri në Urdhrin e Predikatarëve apo Dominikan, në vitin 1962 dhe në vitin 1963 bëri kushtet e para. Ndoqi studimet për filozofi e teologji pranë Kolegjit Filozofik- Teologjik Sancti Thomae Aquinatis në Rabat, të Maltës. Kushtet e përjetshme në prill 1967 dhe u shugurua meshtar më 7 prill 1969.

Studimet dhe mësimdhënia

Është diplomuar si Lektor në Teologji të Shenjtë, me tezën Pagëzimi si Sakramenti i Fesë në Doktrinën dhe praktikën e Kishës. Ka vazhduar pastaj studimet në Pontificia Universitas Sancti Thomae Aquinatis në Romë, në Fakultetin e të Drejtës Kanonike, e në vitin 1973 u diplomua në Drejtën Kanonike me tezën Pazgjidhshmëria dhe Divorci në Teologjinë e Teologëve të shekullit të 13-të. Me t’u kthyer në Maltë nisi menjëherë të japë Teologji dogmatike pranë Kolegjit Domenikan Filozofik-Teologjik Sancti Thomae Aquinatis, duke dhënë disa kurse të Teologjisë Dogmatike (mbi sakramentet e Inicimit dhe Eskatologjinë) në Fakultetin e Teologjisë në Maltë dhe një kurs mbi Ateizmin Bashkëkohor në Seminarin e Gozës. Në Shqipëri ka dhënë Teologji Trinitare dhe Kristologji në Seminarin Ndër-dioqezan në Shkodër.

Zyrat Dominikane
1974-1979: Mësues i rishtarëve dhe studentëve
1979-1981: epror kuvendi
1981-1989: famullitar në një famulli domenikane në Maltë
1989-1997: Provincial i Dominikanëve në Maltë
1992-1996: Kryetar i Konferencës së eprorëve të lartë në Maltë

Zyrat e Arqidioqezës së Maltës
1974-1976: Defensor Vinculi i Gjykatës së Shkallës së Parë
1976-1980: Defensor Vinculi i Gjykatës Ndër-Dioqezane së shkallës së dytë
1980-1989: Gjyqtari i Gjykatës Ndër-Dioqezane të shkallës së dytë.

Anëtar i Komitetit të ngritur nga Konferenca Episkopale malteze për të hartuar rregullat plotësuese  pas shpalljes së Kodit të ri të Ligjit Kanonik.

Detyrat në Kishën e Shqipërisë
1997-1999: Përgjegjës për përgatitjen e standardeve plotësuese pas shpalljes së Kodit të ri të Ligjit Kanonik.
1998 -: Vikar i Përgjithshëm i arqidioqezës Tiranë-Durrës
1999-2005: Kryetar i Konferencës së eprorëve më të lartë në Shqipëri
2001-2006: Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm evropian të UCESM
2001 – 2006: Vicarius Judicialis i Gjykatës Ndër-Dioqezane (e shkallës së parë)
Nga 23 shtator 2006: ipeshkvi ndihmës i Tiranës.
Në vitin 2007 ai u emërua anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar.

Është autor i disa librave të natyrës doktrinore apo shpirtërore (si p.sh., mbi Eukaristinë, sakramentet, Marinë e Shenjtë, tre librave mbi temat për tre vitet e përgatitjes për jubileun e madh, familjen, një sintezë të Katekizmit të Kishës Katolike, adhurimin eukaristik, etj).
Ka pasur gjithashtu përvojë për shumë takime ndërkombëtare, si epror provincial i Dominikanëve në Maltë, ashtu edhe si president i Konferencës së Eprorëve më të lartë në Maltë dhe Shqipëri, qoftë si anëtar i Ekzekutivit të Unio Conferentiarum Europearum Superiorum Maiorum, ashtu edhe si një delegat në emër të Konferencës Ipeshknore Shqiptare.
Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore dhe deri ne emerimin e tij si Arqipeshkev i Tirane-Durresit ka qene Administrator dioqezan i Arkidioqezes Tirane-Durrës.

Previous Post

VIDEO/ Tiranë, operacioni “Brryli” arreston shpërndarësit e canabisit

Next Post

FOTO GALERI/ Të burgosurit, qejf, drogë, alkool dhe shfrenim në qeli

admin

admin

Next Post
FOTO GALERI/ Të burgosurit, qejf, drogë, alkool dhe shfrenim në qeli

FOTO GALERI/ Të burgosurit, qejf, drogë, alkool dhe shfrenim në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.