Foto Ilustruese
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme me pasojë vdekjen e një personi.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Bulqizë – Peshkopi, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia e cila shkoi në vendin ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.












