Policia italiane e qytetit të Modikës në provincën e Raguzës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë, i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh përbërë nga shtetas shqiptarë, italianë e tunizianë.
150 trupa të policisë italiane, të përfshirë në këtë operacion kanë kryer kontrolle e sekuestrime në shumë banesa, dhe me urdhër të Prokurorisë së Katanias kanë arrestuar 17 persona, anëtarë të kësaj bande droge.
Sipas hetimeve të arrestuarit, kontrollonin trafikimin e drogës në tërë territorin e provincës së Raguzës. Droga mendohet se vinte nga Shqipëria.
Gjatë ditës pritet konferenca e shtypit e policisë së Raguzës me më shumë informacione mbi këtë operacion e mbi të arrestuarit.
Alba Kepi












