Edi Rama u përpoq të “justifikohej” për rritjen në kufijtë e supershumave, të buxhetit të planifikuar për kryeministrinë në vitin 2017.
“E kemi rritur buxhetin 19 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër është si kërkesë e BE, për projektin ndaj administratës publike”, ishte justifikimi i kryeministrit Edi Rama, i cili “e kaloi” me një kruarje veshi, këtë justifikim të sforcuar, gjestikulacion ky, pjesë e njerëzve që janë duke gënjyer për ato që thonë.

Foto 1
Po ashtu, kryeministri Edi Rama, ju shmang raportit më të fundit të “Transparncy International”, i cili konkludonte se Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Europë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Në vendin tonë, kjo normë fiksohet pranë 34 %. (Foto 1)

Foto 2
Edi Rama duke shmangur këtë fakt, “lexoi” grafikun e perceptimit të luftës ndaj korrupsionit (Foto2).

Foto 3
Ai anashkaloi grafikun e perceptimit të korrupsionit, i cili e rendit Shqipërinë si më të korruptuar, direkt pas Ukrainës dhe Moldvisë (Foto 3). DRONI.al











