Një fëmijë 2 vjec mbeti i vdekur brenda ambienteve të shtëpisë duke u djegur kur ajo mori flakë sot në mëngjes.

Vendi ku ndodhet shtepia e djegur
Rreth orës 08:35, në lagjen Shpat, Babrru, ka rënë zjarr në një banesë, në të cilën ndodheshin dy fëmijë të mitur brenda saj.
Si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i vdekur fëmija 2 vjeç ende i paidentifikuar .
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.












