Deputeti socialist Alfred Peza, tenton të mbledhë deputetët e PS-së, anëtarë të Komisionit të Medias, me qëllim anulimin e dëgjesës me gazetarët, autorë të emisionit “Publicus”, që denoncuan aferën korruptive në landfillin e Sharrës, ku vdes edhe 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.
Për këtë Peza ka dërguar një shkresë sot, në adresë të këtij komisioni, ku po vetë, ky deputet dhe të tjerë deputetë të PS-së, po sot, bojkotuan mbledhjen e Komisionit të Medias, ku sipas edhe dakordësisë, në rend dite ishte dëgjesa e gazetarëve ët emisionit “Publicus”.
Kërkesa e deputetit socialist, zbulon edhe një paqartësi nga ana e tij.
Ndërkohë, që më herët, ai ka deklaruar publikisht por edhe shkruar, se dëgjesa nuk është në rend dite të Komisionit, kërkon thirrjen e këtij komisioni për të anuluar nga rendi i ditës, këtë dëgjesë që “nuk është në rend të ditës”.











