Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksidenti të ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës.
Policia e Tiranës bëri të ditur se A. F., 60 vjeç është përplasur nga një automjet. Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Benz”, I. N., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:35, në Autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kasharit.
Po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.












