Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë parashtron arsyet e kundërshtimit të ligjit të Vettingut në Gjykatën Kushtetuese. Ky parashtrim iu dorëzua zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese pasi më herët kjo gjykatë kishte pranuar kërkesën e këtij unioni për pjesëmarrjen në cilësinë e subjektit të interesuar në gjykimin Kushtetues të Vetingut.
Sipas Unionit te Gjyqtarëve të Shqipërisë, i kërkohet Gjykatës Kushtetuese deklarimi i ligjit të Vettingut në papajtueshmëri me Kushtetutën dhe pezullimi i tij.
Unioni i gjyqtarëve thekson se ligji për Vettingun, jo vetëm ka anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Komisioni i Venecias, por bie dukshëm ndesh me dispozitat Kushtetuese, si dhe cenon një sërë parimesh Kushtetuese, apo të drejta dhe liri themelore të garantuara nga Kushtetuta.












