Një shpërthim I fuqishem në një makinë ndodhi në Fushë Krujë duke frikësuar kalimtarët dhe shkaktuar dëme.
Përvec makinës që shpërtheu të paktën tri makina të tjera janë dëmtuar pasi nje person e ka hedhur tritolin ne grumbullin e makinave. Makina ishte e parkuar pranë ish-shtëpisë së oficerëve.
Policia ka shkuar në vendngjarje.
Një ditë më parë një tjetër makinë shpërtheu në Durrës ndërkohë që Fushë Krujë prej vitesh është arenë e përplasjeve me eksploziv.












