“Mrekulli në pistë”.
Kështu e cilësojnë mediat izraelite defektin që ndodhi tek avioni, me të cilën do fluturonte kombëtarja e tyre, për tu kthyer në vendlindje, pas ndeshjes me Shqipërinë.
Ndërsa avioni ishte nisur në pistë dhe po ecte me një shpejtësi prej 100 km/h, pilotët kanë vënë re një problem në krahun e majtë.
“Pas një kontrolli, u zbulua problemi dhe avioni fatmirësisht nuk i ngrit në fluturim”, shkruan “Israel Nacional Neës”.
Sipas kësaj gazete, 93 personat që ndodheshin në bordin e avionit, do të kishin pasur një fund tragjik nëse mjeti fluturues ngrihej në ajër.
Futbollistët e Kombëtares së Izraelit kanë pritur një tjetër avion për tu kthyer në shtetin e tyre.












