• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

2 MILIARDË/Zhduken 4 spitale per te burgosurit me problem mendore

admin by admin
15 November, 2016
in Kronika
0
2 MILIARDË/Zhduken 4 spitale per te burgosurit me problem mendore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë akorduar plot 1.6 miliard lekë për ndërtimin e një institucioni të tillë në Durrës, por në fund rezultoi se ndërtimi nuk ishte i përshtatshëm.

Kohët e fundit ka pasur disa tentativa për të ngritur një institucion të tillë. Po ku? Në Tiranë, në Durrës, Krujë, Shkodër apo diku tjetër.

1.6 miliardë lekë për Durrësin në kosh

“Fiks Fare” e ka ndjekur këtë problem ndër vite, por institucionet fajësonin njëra tjetrën. Fillimisht, në vitin 2006, qeveria miratoi një plan për ndërtimin e Spitalit Psikiatrik Ligjor në qytetin e Durrësit. U akorduan plot 1.6 miliardë të vjetra për godinën e këtij spitali. Më pas, Spitali Psikiatrik Ligjor u inaugurua nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në vitin 2009.

Pas inaugurimit, institucioni do ti kalonte për administrim ministrisë së Shëndetësisë, e cila fillimisht i bëri një kërkesë ministrisë së Financave për personelin, doktorë, infiermierë etj. Por, u hasën burokraci dhe në spital nuk u dërgua asnjë person me masën mjekim i detyruar dhe shtrim në spitalin psikiatrik. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në vitin 2009 në Durrës, por mësuan se ai ishte bosh, megjithëse ishte inauguruar disa muaj më parë nga ministri i asaj kohe, Enkelejd Alibeaj.

Por, çuditërisht, disa muaj më vonë, ministria e Shëndetësisë i dërgon një shkresë emisionit “Fiks Fare”, në të cilën shkruhet se Spitali Psikiatrik në Durrës nuk është marrë në dorëzim nga shëndetësia. Një nga arsyet ishte se dyert ishin të blinduara, nuk kishte mjetë të tjera dhe kostoja ishte shumë e lartë. Sërish, personat me masë shtrim në spitalin psikiatrik u lanë rrugëve, ose ata më fatkeqët u mbyllën në burg.

Më pas, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, mori vendim që këta persona të transferohen në Burgun e Zaharisë në Krujë. Sërish u dhanë miliona leke për rikonstruksione të godinës egzistuese, e cila më parë kishte qenë një spital. Godina ishte shumë larg zonave të banuara dhe u pa e arsyeshme që të përdorej. Në vitin 2011 shkuan personat e parë.

BE-ja, miliona euro për Shish-Tufinën

Në vitin 2014, qeveria shqiptare i kaloi për administrim një truall prej 12.600 mijë metra katrorësh ministrisë së Shëndetësisë. Trualli ishte në vendin e quajtur Shish – Tufinë, ku në VKM thuhet se do të ngrihet një Spital Psikiatrik Ligjor. “Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Shëndetësisë, të sipërfaqes prej 12 600 m², me emërtimin ‘Ish-Regjimenti i Kimisë’, me vendndodhje në Shish – Tufinë, Tiranë, për ta përdorur për ndërtimin e një Spitali të Psikiatrisë Ligjore dhe të një qendre kurative për të sëmurët me probleme të kolonës vertebrale” thuhet në VKM-në e datës 176, të datës 26 mars 2014.

Pas vendimit të qeverisë, në vendin ku do të ndërtohej Spitali Psikiatrik Ligjor shkuan dy ministra të kabinetit “Rama”, Ilir Beqaj i Shëndetësisë dhe Mimi Kodheli e Mbrojtjes. Beqaj tha se më në fund do të ndërtohet një spital i tillë, që i mungon Shqipërisë. Ai tha se ndërtimi do të bëhet me fonde të Bashkimit Europian dhe nga buxheti i shtetit, ndërsa nuk përcaktoi sesa do të ishte vlera. Nnërkohë, ministrja Kodheli tha se institucioni që ajo drejton është gjithmonë i gatshëm që të “dhurojë” prona të ushtrisë për shtresat në nevojë, në këtë rast për personat që kryejnë krime, por janë të sëmurë mendorë.

“Fiks Fare” shkoi së fundmi në Shish -Tufinë për të parë nëse ka apo jo ndërtime. Reparti ishte në të njejtën gjendje që ishte në kohën kur u vizitua dy vite më parë nga Beqaj dhe Kodheli. Godinat e ushtrisë ishin të shkatërruara, kishte disa makina të vjetra, ndërsa territori ruhej nga disa ushtarakë.

330 milionë për projektimin e Spitalit Psikiatrik në Mëzez

Fiks Fare i dërgoi një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, se ku do të ndërtohet Spitali Psikiatrik Ligjor. Burgjet na kthyen përgjigje se “Për ofrimin e shërbimit shëndetësor për të dënuarit dhe të paraburgosurit, nga ana jonë ndiqen politika shëndetësore që janë në unison me atë të ministrisë së shëndetësisë”. Më tej thuhet se në institucionet janë edhe persona me probleme të shëndetit mendor, me vendim gjykate, të papaërgjegjshëm për veprën penale.

“Theksojmë se këta persona, simbas ligjit, nuk duhet të akomodohen në institucione penale” thuhet në përgjigjen e ministrisë së Shëndetësisë. Më pas, jepet edhe përgjigja se ku do të ndërtohet Spitali Psikiatrik.

“Përsa i përket ndërtimit të Spitalit Psikiatrik Ligjor, para dy vitesh u bë një studim për sheshe ndërtimi, të cilat nuk u miratuan. Në 2015, me vendim të Këshillit të Ministrave, ju bë transferimi për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të një sheshi të ndodhur në Mëzes. Drejtoria e Burgjeve ka siguruar nga buxheti i shtetit fondet për hartimin e projektit të zbatimit. Në projekt buxhetin e vitit 2017 do të kërkohen fonde për ndërtimin e këtij spitali” përfundon përgjigjja.

Ndërkohë, në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, të datës 10 tetor 2016, Drejtoria e Burgjeve ka hapur një prokurim për shërbim konsulence për “hartimin e projek-preventivit të zbatimit të objektit ‘Spitali Psikiatrik, Mëzez’”. Fondi për këtë shërbim është 333 milionë lekë të vjetra.

Fiks Fare pyeti në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nëse ka apo jo fitues ky tender. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nëse ka apo jo fitues ky prokurim.

Rikonstruksioni i Zaharisë kushton më shumë sesa të ndërtohet një i ri

Fiks Fare siguroi një dokument nga Drejtoria e Burgjeve, që është miratuar në muajin tetor 2016 nga drejtori Miklovan Kopani. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka në varësi dy institucione për personat me masë mjeksore ‘mjekim i detyruar’, IVSHB-ja pranë QSUT-së dhe burgun e Krujës, në Zahari. Spitali i Burgut është ndërtuar në vitet 1930 dhe kapaciteti është 99 persona.

Aktualisht, janë trajtuar 60 persona me vendim gjykate. Në Krujë janë të akomuduar 115 të ndaluar të sëmurë me mjekim të detyruar me vendim gjykate. Burgu i Zaharisë në Krujë është amortizuar si ndertesa dhe jashtë standardit për trajtimin e të sëmurve mendor, pasi në koncept dhe funksion është burg dhe jo spital. Aktualisht nuk plotson kërkesat minimale për këtë kategori të sëmurësh” thuhet në dokument.

Në përfundim thuhet se “ndërhyrjet që duhet të ekzekutohen që spitali dhe IEVP Krujë të bëhen funksional, do të kërkonin një kohë të barabartë, nëse jo më të madhe, me kohën e nevojshme për ndërtimin e një spitali të ri me kapacitet të njëjtë”.

Previous Post

DANIEL SERVER/ Cfarë ndodh në Ballkan nëse Trump ia njeh Krimenë Rusisë

Next Post

Qeveria mbytet ne shpenzime luksi: Mberrijne ne Qafe Thane 64 veturat e para luksoze

admin

admin

Next Post
Qeveria mbytet ne shpenzime luksi: Mberrijne ne Qafe Thane 64 veturat e para luksoze

Qeveria mbytet ne shpenzime luksi: Mberrijne ne Qafe Thane 64 veturat e para luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.