Një person ka humbur jetën sot në mëngjes, në një të ndodhur pranë Viroit në aksin Gjirokastër – Tepelenë.
Sipas burimeve të Policisë, mësohet se viktima është identifikuar dhe ai është Sokol Lusha.
Ngjarja ka ndodhur në orën 6:00 sot, kur makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë 3 m poshtë.
Makina ku ndodhej viktima mban targën AA 976 OX. Mësohet se bashkë me të ka qenë dhe një person që është plagosur rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Nga hetimet paraprake, mësohet se shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë lagështira dhe mjegulla.











