• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy zgjedhjet e Donald Trump për Sekretar Shteti, një shumë e mirë, një shumë e keqe

admin by admin
12 November, 2016
in Rajoni
0
Dy zgjedhjet e Donald Trump për Sekretar Shteti, një shumë e mirë, një shumë e keqe
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në foto, Presidenti i Kosovës me senatorin
Bob Corker

Nga Ruben Avxhiu

Për presidentin e sapozgjedhur Donald Trump ka filluar puna e zgjedhjes së një kabineti dhe përgatitjes për kalimin e pushtetit në duart e tij në 20 janar.

Një post vendimtar për ata që ndjekin politikën e jashtme amerikane është ai i Sekretarit të Shtetit. Këtu Donald Trump mendohet se po shqyrton të paktën dy kandidatura. Nga pikëpamja e ngushtë e raporteve me Kosovën, pika më nevralgjike në Ballkan dhe në trojet shqiptare, njëra prej kandidaturave është në dukje shumë e mirë, tjetra shumë e keqe.

Shumë e mirë është kandidatura e Senatorit Bob Corker. Republikani nga Tennessee ka një përvojë të shkëlqyer në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është një figurë shumë e përgjegjshme dhe serioze. Ai do ta ngrinte imazhin e administratës së re.

Corker është kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin Amerikan. Për shkak të kësaj pozite, i ka udhëtuar edhe në Kosovë, ku është takuar me udhëheqës shqiptarë dhe është njohur me situatën dhe zhvillimet në Ballkan.

Kandidati tjetër është diplomati veteran John R. Bolton. Ish-Ambasadori i SHBA-së në OKB, shihet me droje nga shqiptarët si asnjë diplomat tjetër amerikan. Ai është në fund të fundit, i vetmi diplomat nga SHBA që ka folur kundër pavarësisë së Kosovës.

Bolton do të sihte bërë Sekretar Shteti nëse Mitt Romney do të kishte fituar zgjedhjet presidenciale në 2012. Edhe në vitin 2008, ai ishte në krye të listës të shumë prej kandidatëve presidencialë republikanë. Nga pikëpamja e Kosovës duket si një e keqe që vjen rrotull, pa u ulur asnjëherë mbi ne, po as duke u larguar përfundimisht.

Edhe këtu duhet pasur pak kujdes gjithësesi. Ajo që harrohet shpesh është se Bolton e bëri deklaratën e Kosovës, kur punonte si studjues për një institucion të mendimit shkencor në Ëashington. Në atë kohë, ai ishte i mërzitur me administratën Bush që nuk e kishte çimentuar dot në OKB dhe nuk fliste më si zyrtar shteti por si qytetar i pavarur.

Është domethënëse që Bolton nuk i është kthyer më çështjes së Kosovës dhe nuk është hedhur për të përfituar fjala vjen nga problemet në Kosovë, nga konflikti me Rusinë, apo nga vullnetarët shqiptarë në ISIS që të përfitojë për të thënë, që kishte patur të drejtë që kishte kundërshtuar pavarësinë. Ai duket se i është shmangur me kujdes temës. Që mund të thotë se ka ndryshuar mendim apo se si ekspert me përvojë e di që çështja tani është e mbyllur për amerikanët dhe është e kotë që t’i rikthehet.

Sigurisht shqiptarët do të donin një Sekretar Shteti që nuk e ka kundërshtuar kurrë pavarësinë nga çfarëdo këndi, po në jetë nuk ka asnjë garanci se do të marrësh çdo gjë që do.

Vetë Corker e ka shërfillur lajmin se mund të bëhet Sekretar Shteti. “Është shumë shpejt për tëndarë poste”, tha ai për një gazetë lokale.

Është interesant se Donald Trump ka dashur fillimisht që ta merrte Senatorin Corker për Zëvendës-President, mbase pikërisht për shkak të maturisë dhe njohurive të tij në marëdhëniet ndërkombëtare, ku presidenti i sapozgjedhur ka mangësi. Mirëpo, Corker refuzoi me mirësjellje duke i thënë se preferonte më shumë një post kabineti si Sekretar i Shtetit apo i Thesarit.

Kur u pyet në korrik, gjatë Konventës nëse do të ishte në kabinetin e ardhshëm republikan Bob Corker tha se askush nuk mund të lobojë që të bëhet anëtar kabineti. Zgjedhja bëhet nga një grup fare i vogël dhe pastaj një ose më shumë kandidatë mund të intervistohen nga presidenti.

Senatori tjetër amerikan nga Tennessee, Lamar Alexander e mbështeti fuqimisht kolegun e tij duke thënë se ai do të ishte një “anëtar i shkëlqyer kabineti. Një Sekretar i mirë Shteti. Apo një Sekretar i mirë i Thesarit. Ai ka njohuri shumë të mira të çështjeve financiare apo të botës”.

Mirëpo, jo të gjitha janë të kënaqur nga ky lajm i pakonfirmuar për kandidatët e kabinetit. Komentatori konservator Mark Levin ka qenë shumë i ashpër kundër Senatorit Corker. Ai tha se senatori ishte pjesë e establishmetit republikan pikërisht asaj pjese që Trump duhet të rrëzojë me fitoren e tij.

“Do hyjmë në luftë me Trump nëse e bën këtë” bërtiti Levin në radion e tij. “Ai njeri sabotoi Kushtetutën, sabotoi amendamentin për traktatin dhe ndihmoi që Barack Obama të bënte çfarë të donte me Iranin. Më kanë ardhur në majë të hundës Republikanët si ai”.

Nga ana tjetër, Trump është duke e peshuar tërheqjen e figurave serioze nga Partia Republikane. Në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Trump ka problem të mëdha se ekspertët më të mirë po i rrinë larg. Një Sekretar Shteti si Bolton nuk do t’ia përmirësonte situatën. Si Bolton, Trump është vetë. Atij i duhet më shumë dikush si Senatori Bob Corker, që të barazpeshojë ndikimet dhe imazhin me aleatët dhe rivalët në botë.

“Kur ne senatorët vrasim mendjen për sigurinë kombëtare dhe si t jemi të sigurt në botë, zakonisht drejtohemi së pari te Bob Corker dhe dëgjojmë çfarë na thotë ai”, tha Senatori Alexander. “Më vjen inat ta humb si koleg në Senat, por do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për Presidentin- e zgjedhur Trump. Mendoj se që tani kanë një marrëdhënie shumë të mirë”.

Previous Post

PRANGOSET/Një vjedhje që nuk do të shkonte në mendje

Next Post

BIZNESI I PLEQËRIMIT/ Italianët e moshuar mësyjnë Shqipërinë

admin

admin

Next Post
BIZNESI I PLEQËRIMIT/ Italianët e moshuar mësyjnë Shqipërinë

BIZNESI I PLEQËRIMIT/ Italianët e moshuar mësyjnë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.