Skafi i cili humbi paraditen e sotme është gjetur 7 milje larg portit të Durrësit. Në bordin e skafit është gjetur edhe pronari, Adrian Jahja së bashku me një shtetas italian, të cilët ishin nisur nga Italia.
Skafi është duke i rimorkuar për tu sjellë në port. Sipas burimeve nga roja bregdetare, skafin e kishte nxjerrë nga korsa era e fortë dhe deti me dallgë.











