Një ditë pasi u shpall në kërkim, 41- vjeçari Vait Çinaj është vetëdorëzuar në polici.
Sipas policisë, 41- vjeçari u kallëzua nga vajza e tij 17-vjeçare me iniciale Xh. Ç., e cila pretendon se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të, rreth 5 – 6 muaj më parë.
Adoleshentja ka abortuar fëmijën disa muajsh, për të cilin thotë se ishte fryt i abuzimit seksual të babait.
Prej një jave, ajo qëndron e shtruar në spitalin e Vlorës në gjendje të rënduar psikologjike.












