Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec pranë fshatit Leshnicë, ku është përplasur një makinë me një zetor.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë 3 persona, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Pogrdecit. Mësohet se një nga të plagosurit ka vdekur në spital.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë pakujdesia në rrugë.












