Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec pranë fshatit Leshnicë, ku është përplasur një makinë me targa AA 613 NL dhe një zetor.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë 3 persona, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Pogrdecit. Mësohet se një nga të plagosurit ka vdekur në spital. Ka qenë drejtuesi i zetorit.
Policia njofton zyrtarisht gjithashtu se e plagosur ka mbetur bashkëshortja e viktimës, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit.
Identiteti i viktimës dhe të plagosurës nuk dihet, ndërkohë drejtuesi i makinës pësoi lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është shoqëruar në komisariat.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë pakujdesia në rrugë.











