Një person mbrëmjen e djeshme ka tentuar t’i japë fund jetës. Bëhet fjalë për një 47 vjeçar nga Durrësi, i cili është vetvrar për shkaqe ende të panjohura.
Mësohet se është shtetasi me inicialet F.Gj, 47 vjeç, i cili dyshohet se e ka ndërmarrë veprimin pas konsumimit të një sasie alkooli. 47-vjeçari ka përdorur fostoksinë. Pasi është gjetur nga familjarët, ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia po merr në pyetje familjarët e tij për të hedhur dritë mbi arsyet që e çuan drejt këtij veprimi.











